Artistja karizmatike, Inida Gjata, e njohur nga të gjithë me emrin Zhaku, ka festuar në një ambient intim shoqëror, 30 vjetorin e saj të lindjes. Në këto fotografi Zhaku shfaqet si gjithnjë shumë gazmore dhe e qeshur me të gjithë. Në ditëlindjen e saj kanë qënë të pranishëm, ish konkurrentë të spektaklit “Dancing With the Stars” si Anjeza Maja, Xhani Shqerra, por edhe partneri i saj në këtë spektakël, balerini italian Simone. Në këtë festë nuk mund të mungonte edhe i dashuri bavarez i saj, muzikanti Dakar.(xh.k/shqiptarja.com)