Zhaku vjen tek lexuesi me
romanin “Trimnika”

Zhaku vjen tek lexuesi me <br />romanin “Trimnika”
TIRANE - Aktoria Inida Gjata e cila njihet me pseudonimin Zhaku, i është drejtuar lexuesit në vend tashmë si autore e romanit satirik “Trimnika”.

Botimi shpalos ngjarje dhe situata reale nga bota e medias dhe vipave shqiptar. Në qendër të tyre qëndron heroina me emrin “Trimnika”, e cila sëbashku me shumë personazhe të tjera ka krijuar armën e drejtësisë.

Romani do të botohet në 12 cikle për 12 muaj rrjesht. Vetë autoria rrëfen se ka dashur të sjellë nëpërmjet sarkazmës e komikes realitetin shqiptar.

“Trimnika” përmbledhë histori të shumta. Autoria Inida Gjata rrëfen mbi ata që kanë nevojë të vënë drejtësi për padrejtësitë absurde që ndeshin nga pushteti që i shndërron në viktima.

(eç/em/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK