Zhani Ciko dekorohet me
Kryqin Austriak të Nderit
Presidenti Federal i Republikës së Austrisë dekoron me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin, Dirigjentin dhe Drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, Mjeshtrin Zhani Ciko.
TIRANË - Presidenti Federal i Republikës së Austrisë dekoron me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin, Dirigjentin dhe Drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, Mjeshtrin Zhani Ciko. Kjo dekoratë e lartë nderimi nga pala austriake, Maestro Zhani Cikos, iu dorëzua me ceremoni më 24 Shator 2013 në Tiranë, nga Ambasadori Austriak Florian Raunig.
Mjeshtri Zhani CIKO, i cili ka lindur në vitin 1945 në Tiranë, është që prej dhjetë vitesh Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ciko është jo vetëm një njohës dhe adhurues i kulturës dhe muzikës austriake, por edhe një drejtues dhe realizues i shumë veprave të kësaj muzike. Veçanërisht gjatë viteve të fundit pati një bashkëpunim akoma më intensiv me Ambasadën Austriake në Tiranë, ndër të tjera në realizimin e projekteve të përbashkëta si “Vejusha Gazmore” në vitin 2011, „Flauti Magjik“ në vitin 2012 dhe “Don Giovanni” në vitin 2013.
Përveç punës drejtuese dhe artistike, Maestro Zhani Ciko komenton rregullisht prej mëse 20 vitesh transmetimin e drejtpërdrejtë të Koncertit të Vjenës, në Radio Televizionin publik shqiptar dhe prej 10 vitesh organizon nje event elitar si ballo e fundvitit “From Vienna to Tirana“, ku në fokus janë muzika dhe baleti austriak. Si përmes punës së tij aktive në promovimin e kulturës dhe muzikës austriake, ashtu edhe në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve kulturore në Shqipëri me mbështetje nga Austria, Maestro Zhani Ciko ka merita të mëdha të cilat vlerësohen lartë nga Presidenti Federal i Austrisë, përmes akordimit të Kryqit Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin.
Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.8%
-
Jo
49.7%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01