Zhani Ciko: “Pres të më vlerësojnë,
jo të më heqin

Zhani Ciko: “Pres të më vlerësojnë,<br />jo të më heqin
Muzika është mbi pushtetin shprehet drejtori i operës dhe baletit Zhani Ciko, kur e pyesin nëse do të ndryshojë pozicioni i tij me qeverinë e re. Megjithatë shprehet se nuk ka arsye ta heqin, sepse është duke punuar dhe s’ka pak ditë që është vlerësuar edhe nga Austria me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin.
 
Zoti Ciko, a ka ndikuar ndërrimi i pushteteve në vonesën e sezonit artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit?
-Ndërrimi i pushtetit nuk ka ndikuar në ecurinë e punës në opera, sepse ne kemi përgatitur kalendarin e aktivitetit që në fillim të vitit. Puna ka vijuar normalisht dhe artistët po përgatiten. Aq më tepër kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse ne edhe ia kemi paraqitur programin ministres dhe kemi marrë një parashikim për punën. Kemi lëvizur ndonjë datë për arsye të ndryshme, por puna po vazhdon. Kori në opera ka filluar punën. Kemi edhe aktivitet për Verdin me të cilin u punua më parë. Ndërkohë sezonin e kaluar kemi përgatitur baletin “Traviata” dhe është gati për t’u ngjitur në skenë në tetor. Gjithashtu edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve po përgatitet një koncert të madh për 100-vjetorin e Panajot Kanaçit, etj.
 
Po a mund të ndryshojnë programet nga politikat kulturore?
-Ka gjëra që do të orientohen nga qeveria e re, siç janë për shembull festat e nëntorit, etj, por kjo dihet tradicionalisht ka qenë një barrë që është mbajtur nga Teatri i Operës dhe Baletit.
 
Profesor, zakonisht me ndërrimin e qeverisë ndërrohen edhe drejtorët, keni marrë ndonjë paralajmërim apo sinjal për një gjë të tillë?
-Jo nuk kam marrë, unë po vazhdoj punën, pastaj këtë gjë mund ta dini më mirë ju gazetarët. Ju mund të na thoni nëse ka ndonjë lajm për këtë apo jo.
 
Po ju vetë si mendoni mund t’ju heqin?
Unë pres të më vlerësojnë, jo të më heqin, sepse kam punuar dhe punoj. Mua më vlerësoj Austria me Kryqin Austriak të Nderit, pse të mos më vlerësojnë këtu. Por për mua Muzika është mbi pushtetin, edhe po më hoqën...
 
Intervistoi: Dhurata Hamzai
 

Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024