TIRANË- Zhbllokohet Gjykata e Lartë. Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se kancelari i Gjykatës së Lartë i ka dërguar ditën e sotme kërkesë KLGJ-së për përzgjedhjen e emrave që do të shyqrtojnë pesë çështjet e ekstradimeve.
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e djeshme ka gjetur një zgjidhje provizore duke vendosur të operojë me caktimin e gjyqtarëve nga gjykatat më të ulëta në Gjykatën e Lartë për çështje të caktuara gjyqësore që kanë të bëjnë vetëm me ekstradimet.
Propozimi u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë që trupa gjyqësore që do të zgjidhet me short do të përbëhet nga anëtarë që plotësojnë dy kushte; e para të kenë kaluar vettingun dhe e dyta që të kenë 13 vite eksperiencë.
Çështjet më urgjente që pritet të trajtohen në një kohë shumë të shkurtër, pra brenda ditëve në vijim lidhen me ekstradimet e; Valentina Dushkut, Robens Beberit, Besnik Lekës,Kastriot Elezajt dhe Hajri Seferit. Kjo zgjidhje provizore do të jetë në funksion deri në plotësimin e Gjykatës së Lartë. Sot ishte afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për gjyqtarë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor, 14:13
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor, 17:57
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg
12 Dhjetor, 14:48
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor, 14:40
-
Gjykata Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zaçaj refuzon të lërë mandatin, i drejtohet Venecias, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit të saj
11 Dhjetor, 09:13
-
I përfundon mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! I drejtohem Venecias, respektoni pavarësinë
10 Dhjetor, 13:32
-
Holta Zaçaj drejt largimit nga Kushtetuesja, gara për pasuesin më 10 dhjetor! Gjykata e Lartë: Të deklarohet vakanca
7 Dhjetor, 14:03
-
Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin
5 Dhjetor, 18:31
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor, 16:44
-
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
4 Dhjetor, 16:33
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31