Përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen më shumë në thelbin e pushtetit lokal, sesa në formën e asociacionit të komunave. Sipas tij, se si do duket ky asociacion, kjo varet nga dy palët e involvuar në bisedime, Prishtina dhe Beogradi.
“Me zgjidhjen duhet të jenë të kënaqura të dyja palët, ne nuk do tu imponojmë asgjë”, tha Zhbogar për RTK-në.
Sipas tij, serbët duhet të kenë besim në institucionet e Kosovës dhe të kenë një jetë normale. Ai ka theksuar se po e përcjellë më shqetësim shtimin e sulmeve që po ndodhin javëve të fundit në veriun e Mitrovicës.
“Ky është një indikator që diçka është duke ngjarë në dialog, dhe se ka njerëz që po bëhen nervoz që po bëhet normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Kjo është mënyra që ata po e manifestojnë këtë. Por Policia e Kosovës, EULEX, dhe KFOR do bëjnë çdo gjë të normalizohet kjo gjendje. Si do që të jetë, ne i dënojmë këto sulme”, ka deklaruar ai.
Duke folur për përmbushjen e kritereve nga institucionet e Kosovës për largimin e regjimit të vizave nga Komisioni Evropian, ai ka deklaruar se Komisioni Evropian duhet të jetë i rehatshëm që të i rekomandoj shteteve që të ia rekomandoj regjimin për liberalizimin e vizave Kosovës.
Gjithashtu, Zhbogar ka deklaruar se në Kosovë duhet të bëhet më shumë në luftimin e korrupsionit e dukurive të tjera negative.
*Marrë nga RTK
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com