Zhbogar i përgjigjet Thacit:
Integrimi në BE varet nga Prishtina

Zhbogar i përgjigjet Thacit:<br />Integrimi në BE varet nga Prishtina

PRISHTINE- Integrimi në BE varet nga Kosova. Ky është reagimi i shefit të zyrës së Bashkimit Europian në Kosove, Samuel Zhbogar, pas kritikave të kryeministrit kosovar Hashim Thaci se vonesat e Brukselit ndaj PRishtinës në procesin integrues janë të pajustifikueshme. Sipas shefit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të dy proceset, edhe liberalizimi, edhe procesi i integrimit, kërkojnë reforma të mundimshme dhe me kosto politike.

 

“Gjithkush duhet ta dijë se këto përpjekje janë të mundimshme dhe janë të kushtueshme në aspektin politik dhe institucional, si dhe kërkojnë reforma ekonomike. Të gjitha vendet kanë kaluar të njëjtin proces. Është një proces me kushte dhe progresi matet me rezultate konkrete”, ka thënë Zhbogar për 'Koha Ditore'.

 

“Dialogu për vizat ka filluar sapo BE-ja ka vlerësuar se ka pasur sukses në dy fusha elementare e që ishte rikthimi dhe riintegrimi. Shumë shpejt institucioneve të Kosovës do t`u jepet udhërrëfyesi dhe do të varet tërësisht nga autoritetet e Kosovës që të mundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e vet”, ka dekalruar Zhbogar.

 

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë edhe dialogun teknik me Serbinë, në mënyrë që të përfitojnë nga ky proces në afrimin me BE-në.Kritikave kundër BE në raport me Prishtinën u është bashkuar së fundi edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek.

(jd/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?