Zhbogar:Të fillojë dialogu politik

Zhbogar:Të fillojë dialogu politik
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë shpejt dhe se liderët e të dyja vendeve duhet të marrin përgjegjësinë që të zgjidhet një problem si veriu. 

Edhe nënpresidentja e Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane Suzana Grubejshiq ka deklaruar se dialogu mes Beogradit e Prishtinës do të ngritet në nivel më të lartë, por nuk ka saktësuar se kur do të vazhdojnë bisedimet. 

Zhbogar ka qëndruar javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka marrë mbështetje edhe për mandatin e EULEX-it, të cilit pret që deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i japin votë më shumicë të kualifikuar, në mënyrë që të ndihmojnë sundimin e ligjit deri në vitin 2014. 

Bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë pezulluar që para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Nga nëntë raundet e mbajtura në vitin e kaluar e deri në fillim të këtij viti, janë arritur shtatë marrëveshje. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat