/ATSH/.- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se asnjë shtet i BE-së nuk do të pranojë azil për kosovarët.
Sipas KosovaPress, Zhbogar këtë deklaratë e ka thënë në mbledhjen e Këshillit për Integrim Evropian, që po mbahet në Prishtinë, e udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga.
"Kërkesat për azil nuk do të pranohen nga asnjë shtet i BE-së. Shumica do të refuzohen dhe ata do të riatdhesohen në Kosovë dhe kur të kthehen do të bëhen më të varfër sepse do të dënohen", ka thënë Zhbogar.
Sipas tij, migrimi ilegal ka tri probleme atë ekonomik, të sigurisë dhe humanitar. Zhbogar tha se asnjë qytetar nuk mund ta lërë atdheun e tij, nëse ka një vend të mirë të punës, prandaj sipas tij, duhet të ketë zhvillim ekonomik.
Shefi i zyrës së BE-së ka bërë apel jo vetëm te autoritetet e Kosovës, por edhe të vendeve të BE-së që t'i ndalin grupet kriminale të cilat po përfitojnë nga dëshpërimi I kosovarëve.
/Shqiptarja.com