Kryeregjistruesi Elion Semanaj ka firmosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy specialistët, pasi është verifikuar se në bashkëpunim kanë zhdukur dy kartela pronësie.
Menjëherë është ngritur një grup pune dhe është kërkuar një hetim i brendshëm i institucionit. Në këto kushte, janë kontrolluar kamerat e sigurisë së institucionit dhe është evidentuar se dy punonjësit e zyrës, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në këtë vepër penale
Në këto kushte flagrance, kryeregjistruesi firmosi shkarkimin e tyre dhe nisjen e procedurave për depozitimin e kallëzimit penal ndaj dy punonjësve të ZVRPP në Korçë
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të vijojë të verifikojë çdo ankesë të qytetarëve për shërbimet që ofrohen pranë sporteleve të saj dhe do të godasë çdo rast abuzimi me detyrën apo më keq korruptiv nga punonjës të papërgjegjshëm të saj.
d.c./shqiptarja.com







