Një shtetase shqiptare së bashku me vajzën e saj vetëm 2-vjeçare janë zhdukur në mënyrë misterioze në Brtianinë e Madhe. Sipas mediave vendase shqiptarja 24-vjeçare e humbur quhet Sebjana Muzeqari ndërsa vajza e saj Enisa.
“Një grua shqiptare e quajtur Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2-vjeçare Enisa, rreth 6 javë më parë janë zhdukur. Për herë të fundit janë parë më 2 prill. Që nga ajo ditë zonja nuk ka përdorur telefonin apo llogarinë bankare. Jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e saj dhe të fëmijës”, thuhet në një njoftim zyrtar të policisë britanike.
Sipas policisë e reja së bashku me vazjën e saj nuk rezulton që të jetë larguar nga vendi çka e shton edhe më shumë misterin dhe frikën për jetën e tyre.
Sebjana Myzeqari dhe e bija jetonin prej tre vitesh në Doncaster, në veri të Anglisë. BBC raporton se ajo kishte një jetë shumë të izoluar me pak miq, çka bën edhe më të vështirë gjetjen e saj.
Zhduket e reja shqiptare së bashku me vajzën 2-vjeçare në Angli, për herë të fundit u panë me 2 prill
Komento