Zhduket futbollisti brazilian
KF Kukësi e kërkon në Facebook

Zhduket futbollisti brazilian<br />KF Kukësi e kërkon në Facebook
Ndodh edhe kështu. Futbollisti brazilian i Kukësit, Felipe Moreira, është larguar nga ekipi pa marrë e leje e pa njoftuar në një kohë kur ekipi ndodhet në Antalya që prej datës 5 janar për të kryer fazën përgatitore.

Duke mos gjetur alternativë tjetër klubi verilindor është detyruar të njoftojë lojtarin nëpërmjet një postimi në faqen e tyre të Facebook, si në shqip edhe në gjuhën portugeze për t’i kujtuar se po shkel pikat e në kontratën e nënshkruar mes palëve.

Sipas tyre Moreira duhet të paraqitet në zyrat e klubit deri në datën 18 janar në të kundërt do të përballet me sanksionet përkatëse. Më poshtë, njoftimi i plotë i klubit kuksian në Facebook:

“NJOFTIM PER LOJTARIN FELIPE MOREIRA SANTOS
 AVIO PARA O JOGADOR FELIPE MOREIRA SANTOS

I nderuar z. Moreira,

Ju njoftojmë se jeni larguar nga klubi pa leje dhe pa njoftuar dhe nuk jeni paraqitur pranë klubit për fazën përgatitore, e cila filloi në datën 05.01.2017 në Antalya Turqi. 
Për këtë arsye kerkojmë të paraqiteni pranë klubit brenda datës 18.01.2017 në të kundërt do ta konsiderojmë zgjidhje të njëanshme nga ana juaj të kontratës të nënshkruar midis palëve tona.

Honrado Sr.Moreira,
Notificamos que você deixo o clube sem permissão e sem aviso prévio e não estão presente na fase preparatória da equipe que começou no data 05.01.2017 em Antalya Turquia.
Por esta razão, pedimos para aparecer no nosso clube dentro do data 18.01.2017, caso contrário vamos considerar resolvido unilateralmente ao seu lado do contrato assinado entre nossos partidos.”

"FK KUKES"


Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar