Udhëheqësi politik i Koresë së Veriut, Kim Jong-un humbi një ceremoni të rëndësishme të përvjetorit të partisë në pushtet, duke zgjuar spekulime të tjera për shëndetin e tij dhe faktin se kush do ta marrë pushtetin. Për herë të parë në 3 vjet, emri i tij mungonte në listën e atyre që vizituan një mazoleum gjatë ceremonisë.
Televizioni shtetëror tha muajin e kaluar se lideri i Koresë veriore po kalonte një gjendje të pakëndshme fizike, ndërsa më vonë shfaqën një video të tij teksa çalonte. Qeveria nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me gjendjen shëndetësore të liderit Kim Jong-un.
Mediat e Koresë së Jugut kanë cituar burime të paidentifikuara të cilët shpjegojnë se lideri 31-vjeçar është mbipeshë. Kjo nuk është hera e parë që Kim nuk mund të paraqitet në publik për një periudhë kaq të zgjatur.
Ai kaloi 21 ditë jashtë syve të publikut në mars të vitit 2012 dhe më vonë 24 ditë të tjetra në muajin qershor të po të njëjtit vit. Ndërsa në janar të 2013-ës, ai ka munguar për 18 ditë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com