Zhduket poeti Ali Podrimja

Zhduket poeti Ali Podrimja
Shkrimtari Ali Podrimja është zhdukur në Francë. Ka dy ditë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Ai kishte shkuar në një festival të poezisë “Vox de la Mediterranii” në qytetin Lodeve në Francë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me autoritetet e shtetit francez po bëjnë gjithçka që është e mundur për të gjete vendndodhjen e tij.

“Ministria jonë ka informuar ministrinë e jashtme të Francës dhe kemi njoftimin se niveli më I lartë I sigurisë në Francë po e kërkojnë z. Podrimja, për shkak të personalitetit të tij. Ata kanë kërkuar edhe nëpër spitale dhe ne nuk duam të besojmë që pas zhdukjes së tij qëndron dicka tjetër. Shpresojmë që autoritetet franceze ta gjejnë Podrimjen”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Poeti Ali Podrimja vuan nga sëmundja e harresës dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai nuk ka kontaktuar deri më tani me familjen.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete