GREQI- Esmeralda Shira, 35 vjeç me origjinë nga Shqipëria dhe banuese në Greqi, e cila u raportua e humbur, është gjetur. Gazetari Shpëtim Zinxhiria përmes një njoftimi në ‘Facebook’ bën me dije se 35-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ajo është gjetur dhe në çfarë vendi është gjetur. Shira kishte humbur tre ditë më parë në Hania të Kretës. Denoncimi u bë nga gazetari Shpëtim Zinxhiria i cili shkruante se familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzës.
“Më në fund një lajm i mirë na vjen nga Hania, ku gruaja 35-vjecare u gjet shëndoshë e mirë”, shkruan Zinxhiria.