Zhdukja 32-vjeçarit që u nis drejt Australisë me peshkarexhë/ Dyshimet: Mund të kenë përfunduar në një ishull skllevërish

TIRANË- Detaje te reja dyshuese mbi vendodhjen e 32-vjecarit Mensur Prenci, në kampet e ishullit famkeq të “Papua New Guinea-s”. Kampe ku individët shfrytëzohen si skllevër dhe mbahen të izoluar.

Informacione të reja vijnë në emisionin “Pa Gjurmë”, nga gazetari Ermal Qori, ku sipas telefonatës së fundit, që Mensuri ka bërë me të vëllanë, për datën e nisjes dhe rrugëtimin e tij me peshkarexhe drejt Australisë, dyshimi ngrihet se ai mund të ketë përfunduar në ishullin me kampe famëkeqe  në “Papua New Guinea”, ishull ky që në vitin kur Mensuri u zhduk  rezulton të ketë patur marrëveshje me Australinë. Marrëveshja konsistonte në atë që ç’do emigrant, që do të kapej do të dërgohej në kampet e këtij ishulli. Në ’’Papua New Guinea-s’’ nuk lejohet asnjë lloj komunikimi jashtë territorit dhe e vetmja mënyrë për marrje informacioni është përmes rrugës zyrtare.

’’Pa gjurmë’’ së bashku me vëllain e të humburit Mensur Prencit, dërgoi fillimisht një kërkesë zyrtare në Zyrën e Emigracionit për Azinë, në Ministrinë e Jashtme, në Tiranë, kërkesë e cila vë në kontakt këtë zyrë në Shqipëri me përfaqësuesit e Ambasadës Shqiptare në Pekin, këta të fundit kanë të drejtë të kërkojnë po në rrugë zyrtare informacion në Ministrinë e Jashtme të Papua Neë Guinea-s. Në ishullin ku dyshohet se mbahet I izoluar dibrani Mensur Prenci humbur në vitin 2014.

32-vjecari u nis drejt Australise, ndërsa Luan Bundo ishte personi që mori përsipër trafikun klandestin, kundrejt shumës prej 13 mijë eurosh. Nga hetimet rezultoi se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Mensur Prençit, pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang, ku nëpërmjet dy indionezianëve dërgoheshin për në Australi.

Bundo u arrestua nga autoritetet spanjolle në Madrit, dy ditë pas publikimit të rastit në ’’Pa gjurmë’’. Pasi u dënua në vitin 2016 me akuzën për dhënie ndihmë të trafikut klandestin, ai kishte mundur që për tri vite të jetonte në arrati. Bundo, i cili do të ekstradohet drejt Shqipërisë është një nga personat kyç që mund të zbardhi të vërtetën mbi fatin e 32-vjecarit Mensur Prenci.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive