Zhdukja e anijeve “Maersk” me 816 tonë mbetje në kontenierë, zbardhet itinerari dhe kronologjia e plotë! Tajlanda: Ngarkesa do kthehet mbrapsht

Zhdukja e anijeve “Maersk” me 816 tonë mbetje në kontenierë, zbardhet itinerari dhe kronologjia e plotë! Tajlanda: Ngarkesa do kthehet mbrapsht

maersk.JPG" />

Porti i Tajlandës, i Durrësit dhe anija e "Maersk" me ngarkesë

Dy anije të linjës së tregtisë ndërkombëtare ndërujore janë denoncuar nga rrjeti i specializuar i Baselit, me qendër në SHBA, se po transportojnë të paktën 816 tonë ngarkesë, ku shumica e saj është mbetje toksike, e dëmshme për shëndetin.

Një prej anijeve, “Compton”, ka fikur sinjalin kur ka mbërritur në Afrikën e Jugut, duke humbur gjurmët dhe Qendra e Kontrollit të mjeteve lundruese gjithashtu e ka konfirmuar. Më pas edhe vetë kompania “Maersk”, e cila tha se anija nuk ishte e autorizuar të bënte ndalesë në Cape Toën. Kurse për fikjen e sinjalit specifikoi se "nuk ishte e pazakontë që GPS të fikej, edhe për shkak të kushteve të sigurisë gjatë udhëtimit". "Maersk" shton se të dyja anijet aktualisht janë rrugës drejt itinerarit Singapor, Malajzi dhe në fund Tajlandë.

Mbërritja e dy mjeteve specifikohet mes 20 dhe 22 Gushtit, teksa drejtues të komapnisë transportuese thanë se do e çojnë ngarkesën në destinacionin e përcaktuar dhe më pas autoritetet të bëjnë hetimet e tyre dhe caktojnë përgjegjësitë penale, nëse ka. Autoritetet tajlandeze kanë konfirmuar se “ngarkesa do kthehet mbrapsht” dhe kanë kontaktuar me homologët në Shqipëri, por edhe në Afrikën e Jugut.

Ngarkimi u bë në Shqipëri, Porti i Durrësit, por nuk dihet ende nëse ka origjinë vendin tonë.

Por cila është skeda e plotë e itinerarit dhe grafiku i udhëtimit?

4 Korrik- Njoftohet ngarkimi i dërgesës në anijen e madhe “Contship Voë” dhe nisja për në lundrim. Rrugës për në Trieste të Italisë njoftohet se është bërë ndarja e ngarkesës në dy mjetet lundruese të tjera, pronë e shoqërisë së transportit ndërkombëtar “A.P. Moller-Maersk të A/S”. Të 100 kontejnerët me 816 tonë ngarkesë u imbarkuan në bordin e anijeve “Campton” dhe “Candor”.

-31 Korrik- Dy anijet i afrohen Afrikës së Jugut pasi kalojnë ngushticën në pjesën jugore të globit. Çuditërisht njëra prej tyre humbet kontaktet me grupin e kontrollit, që monitoron lundrimet detare të mjeteve dhe mban kontakte me kapiteneritë. Anija “Compton” fik sinjalin e GPS dhe sipas shoqërisë “Maersk”, nuk ishte autorizuar të bënte ndalesë në portin afrikan, duke mos e specifikuar nëse e ka bërë një të tillë.

-1 Gusht- Kjo ishte dita kur anija “Campton” kishte planifikuar të bënte ndalesën në portin afrikan, Cape Toën, por nuk dihet nëse ka ndaluar.

-11 Gusht- “Rrjeti i Baselit”, agjenci e specializuar për kontrollin e ngarkesave me mbetje të dëmshme, bashkë me shoqatën ekologjike në Tajlandë, publikojnë informacionin e zhdukjes nga radari të anijes “Compton” dhe se ajo përmbante mbetje toksike kadmium dhe krom, të nisura nga Shqipëria dhe me destinacion final Tajlandën. Njoftohen autoritetet përkatëse Shqipëri-Tajlandë-Afrikë e Jugut.

-12 Gusht- Agjencia e lajmeve ekonomike dhe politike ndërkombëtare “Bloomberg” publikon lajmin referuar “Rrjetit të Baselit” dhe jep detaje nga ngjarja, itinerari dhe reagimet,

-13 Gusht- Mediat tajlandeze gjithashtu publikojnë lajmin dhe japin detaje të reja, se nuk ishin njoftuar dhe as kishin dhënë pëlqimin për këto ngarkesa. Autoritetet tajlandeze deklaruan se kanë kërkuar hetime dhe kthimin e ngarkesës drejt Shqipërisë.

-13 Gusht- Kompania “Maersk” konfirmon ngjarjen, kërkon mbajtjen e përgjegjësive nga dërguesit apo pritësit e ngarkesës dhe deklaruan se dërgesa do shkonte në destinacion. Sipas kompanisë, anijet “Compton” dhe “Candor” ishin të dyja rrugës, ku e dyta do mbërrijë më shpejt me ndalesa në Singapor dhe Malajzi, para se të zbarkojë në Tajlandë. E para, që dyshohet se ka edhe mbetjet toksike, është ende rrugës. "Maersk" mohoi të kishte dijeni për llojin e ngarkesës. Po kështu edhe autoritetet shqiptare të Doganave.

-20 dhe 22 Gusht deklarohen si koha kur dy anijet duhet të ankorohen në Tajlandë.


Lajmi kryesor:

Asnjë gjurmë nga anijet me 816 tonë mbetje toksike! Tajlanda: S’kemi dhënë pëlqim për dërgesën! Njoftuam edhe Shqipërinë për të ndaluar ngarkesat


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje