Ngelet mister identiteti i trupit të gjetur në ujërat e Leçes, mund të mos jete trupi i avokatit me origjinë shqiptare Besnik Muço, kështu raportojnë mediat italiane ditën e sotme.

52 vjeçari humbi  jetën në datën 2 nëntor, ndërsa trupi ka dal në datën 6 dhe 7 nëntor në sipërfaqen e ujërave në Kastros. Sipas verifikimeve rezulton se trupi i gjetur në det kishte një protezë metalike te dhëmbët, gjë e cila nuk është në trupin e avokatik sipas konfirmimit të familjes së tij.

Policia italiane ka vendosur të kryej ekzaminimin e ADN-së, për të nxjerr rezultatet e sakta nëse trupi i përket avokatit. Policia italiane dyshon se trupi i gjetur mund ti përkasi edhe ndonjë trafikanti droge duke qenë se situata nuk ka qenë e mirë për shkak se ka pasur shumë raste të transportit të drogës me skafe nga Shqipëria.

Deri më tani në bazë të hetimeve të Prokurorisë në Macerata dhe asaj të Tiranës, 54-vjeçari ka hipur në 2 nëntor në tragetin nga Durrësit drejt Barit, ndërkohë që në orën 23:00 celulari i tij rezultonte i mbyllur.

Efektivët e vendit fqinj, gjatë kontrollit në portin e Polias, gjetën në vendin ku qëndronte Muço një qese me disa rroba, bileta, karta shëndetësore dhe dokumente të tjera të tij.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com