Zhdukja e Belegut, misteri i vilës
të blerë 80 mijë USD në SHBA

TIRANE- Biznesmeni i njohur Eduart Belegu, u zhduk disa minuta më pas sapo ka marrë 8 topa me dollarë që kishin një vlerë financiare prej rreth 80 mijë euro. Ashtu, siç nuk dihet asnjë gjë për vendodhjen e Belegut edhe fati i kësaj shume financiare është i pa përcaktuar nga hetimi i prokurorisë dhe policisë së Shtetit. Gazeta “Shqiptarja.com”, zbulon se një shifër e tillë është investuar nga tregtari Thanas Gjinupulli dhe bashkëshortja e tij, Lumturie Karagjozi, në Amerikë.

Mund të jetë një konçidencë rastësore, por pikërisht shifra që përmendet në mesazhin telefonik të dërguar në ditën e zhdukjes nga numri i Belegut tek telefoni Gjinopullit, është e njëjtë edhe me sasinë e dollarëve që janë përdorur në blerjen e një objekti në lagjen Laveen në shtetin e Arizonës. Banesa që rezulton të jetë ndërtuar në 2 korrik 2007, me një kosto prej 210 dollarësh, është rishitur disa herë gjatë këtyre viteve dhe se dy personat e fundit që e kanë blerë objektin janë Thanas Gjinopulli dhe gruaja e këtij të fundit Lumturie Karagjozi.

Blerja në 2012
Ish-specialist i kriminalistikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Thanas Gjinopulli, ka blerë shtëpinë prej 1829 metra katrorë, kundrejt një çmimi prej 80 mijë dollarë. Blerja rezulton të jetë kryer në datën 3 shtator 2012, pra gati dy vite pasi prokuroria dhe policia e Shtetit, kishin pezulluar hetimet në ngarkim të tij, lidhur me dyshimet se Gjinupulli kishte gisht në zhdukjen e biznesmenit Eduart Belegu. Mësohet se shtëpia e blerë prej Gjinopullit dhe gruas së tij Lumturie Karagjozi, ka një sipërfaqe prej 450 metra, ndërkohë që pjesa tjetër rezulton të jetë oborr. Një investim i tillë dhe më të njëjtën shifër, pra 80 mijë dollar, siç dhe përmendet në tekstin e mesazhit, ngreh një pikëpyetje që prokuroria dhe policia e Shtetit duhet ti japin përgjigje.

Udhëtimet në SHBA
Gjatë fazës së hetimeve, Thanas Gjinopulli ka kryer disa udhëtime në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vizitat në SHBA, i ka kryer pikërisht në kohën kur ai ishte personi i dyshuar kryesor për zhdukjen e Eduart Belegut. Në disa raste, nga ana e drejtuesve të grupit hetimor është menduar se Gjinopulli ishte larguar për tju shmangur hetimit, dhe është menduar për nxjerjen e urdhërit të arrestit ndërkombëtar, por që në fakt pasi marrjes së kontakteve, Thanas Gjinopulli është rikthyer sërisht në Shqipëri.

faksimile
 
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla