Zhdukja e Bleonës, gjyshi dhe
nëna e saj: Dyshojmë te 20-vjeçari

Zhdukja e Bleonës, gjyshi dhe <br />nëna e saj: Dyshojmë te 20-vjeçari
TIRANE - Bukurie Mata, nëna e Bleonës, vogëlushes së zhdukur prej 3 vjetësh, në një prononcim për televizionin A1 REPORT tha se lajmi i arrestimit të Begzim Isës është shumë i gëzueshëm për të pasi hedh dritë dhe shpresë në gjetjen e Bleonës. Bukuria shprehet se dyshimet e saj kanë qenë gjithnjë mbi 20-vjeçarin, pasi njëra prej 5 vajzave që shoqëronte Bleonën në mal është mbesa e tij.

w0-vjeçari Begzim Isa ra sot në prangat e policise pasi rrembeu nje 8-vjecar nga fshatit Zapod i Kukesit, me qellim trafikimin e tij drejt Kosoves.

Ndërkaq, i pyetur nga “A1Report!”, edhe Zenel Mata, gjyshi i 6-vjeçares së zhdukur 3 vjet më parë, Bleona Mata, flet për arrestimin e Begzim Ishës.

Mata tha se ka "dyshime të forta tek ky njeri, që mund t'ia ketë rrëmbyer edhe mbesën. Ai i përafrohet përshkrimit të personit që u pa në atë zonë. Unë kam besim se Bleona do të gjendet shpejt. Besimi im dhe i të gjithëve është se është gjallë dhe mbahet për trafikim. Do të jetë i afërt moment kur ajo do të gjendet.

Lidhur me të arrestuarin Isha, ai tha se “nuk kam pasur njohje, kishim diferencë moshe, por ai ishte njeri pa punë. Gjithsesi, jemi gëzuar që është shpëtuar ai fëmijë që u mor peng dje. Kurse ne, natën jetojmë me Bleonën, kurse ditën e kalojmë me punë dhe sikur harrohemi pak. Sa për vajzat e mia, kurrën e kurrës nuk dyshoj, sepse ato janë familja ime, por çfarë s’ndodh. Unë jam i vrarë dy herë në shpirt nga prishja e familjes së Bleonës.", -përfundoi Mata.

Redaksia online
(ar.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie