Zhdukja e Ervis Martinajt, eksperti i sigurisë: Me pasurinë që kishte, ekziston edhe mundësia që të ketë transformuar pamjen e tij të jashtme

Ditën e sotme GJKKO kaloi për gjykim dosjen e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe 19 të akuzuarve të tjerë për vepra të ndryshme penale. Në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe gazetari Sokol Dema diskutuan për dosjen “Plumbi i Artë” ku përmendet edhe emri i Ervis Martinajt, “mbretit” të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

Lidhur me zhdukjen e Martinajt, eksperti i sigurisë Softa, tha se ka shumë raste në botë kur persona të një niveli të tillë që kanë mundësi të mëdha financiare, transformojnë pamjen e jashtme edhe me anë të operacioneve plastike dhe shfaqen pas shumë vitesh.

“Ka shumë raste në botë ku persona të zhdukur të atij niveli janë shfaqur pas shumë vitesh dhe për aq kohë sa nuk ka një kufomë, kjo mundësi mbetet e tillë. Mund të jetë brenda apo jashtë territorit dhe mundësia e transformimit të pamjes së jashtme është. Rasti i Martinajt është i veçantë për shkak të vlerave financiare dhe njohjeve që kishte”- tha Softa.

I të njëjtit mendim ishte edhe gazetari i Report Tv Sokol Dema i cili tha se nuk dihet nëse Ervis Martinaj është eleminuar fizikisht apo ka krijuar alibi për t’u zhdukur dhe për t’u rikthyer më vonë.

“Policia ka disa informacione më tepër por edhe vetë ata nuk i kanë të konfirmuar. Në kushte të tilla nuk mund të mbajmë asnjë mendim sepse nuk ka prova. Kemi të bëjmë me një personazh që shumë thjesht mund të ketë krijuar një alibi për t’u zhdukur dhe për t’u rikthyer shumë vite më vonë por kishte edhe një numër grupesh kriminale që donin ta eliminonin”- u shpreh gazetari.

Sa i takon dosjes që GJKKO kaloi për gjykim për Nuredin Dumanin që akuzohet për 18 vepra penale si dhe për 19 të akuzuar të tjerë, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, gazetari Sokol Dema tha se vrasësi me pagesë, Dumani rrezikonte dënim të përjetshëm por për shkak se ka bashkëpunuar me drejtësinë dënimi i tij do të jetë shumë më i ulët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
18 krime të Nuredin Dumanit, gazetari: Rrezikonte burgim të përjetshëm, për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë, pritet të përfitojë ulje dënimi

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema teksa foli në “Studio Live” për dosjen “Plumbi i Artë” që sot GJKKO e kaloi për gjykim në ngarkim 19 të akuzuarve dhe të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, tha se ky i fundit mund të marrë një dënim shumë më të ulët në raport me 18 veprat penale për të cilat akuzohet.

Dema tha se gjyqi për të pandehurit nuk pritet të zgjasë shumë pasi pjesa më e madhe e tyre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa për Dumanin u shpreh se për veprat që ka kryer dënimi i tij do të ishte i përjetshëm por për shkak se ka bashkëpunuar me drejtësinë duke zbardhur disa ngjarje kriminale, pritet të dënohet shumë pak.

“Pritet të ketë vendime edhe sa i përket gjykimeve të shkurtuara pasi një pjesë e të pandehurve e kanë kërkuar një gjë të tillë. Pavarësisht se është një numër i konisderueshëm i veprave penale ndaj Dumanit, ky i fundit mund të përfitojë ulje të dënimit dhë të dënohet shumë pak për shkak të bashkëpunimit me gjykatën për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale. Në të kundërt do dënohej me burgim të përjetshëm”- tha mes të tjerash gazetari.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mohammad: 31/01/2024 16:23

    Masanej mthoni estremist kur them qe jemi gazep si popull. Na shkoj jeta pa breke e tu qa hallin e kaloresit si i varen komet ????????????. Kaq injorant jeni,ka vajt mbi 4 here renea ne fush kuqe,apo ka vajt per me pa domatet????????.Nje fugon policie del dhe kot rutine,renea sdel nga dera pa info te sakte. Gjalle a vdek e merrni vesh kur ti shifni foton nshtyll manes dhe atyre qe i vrane Brilantin

    Përgjigju
  • Kapo: 30/01/2024 18:33

    E keni ne Vlore

    Përgjigju
  • 313: 30/01/2024 11:08

    Eshte gjall. Ervis Martinaj per 2mij euro qe i ke borxh te vjen me 25 veta imagjino te iki te hasmi vetem. Mos u beni budallenj po ik e kerkoni andej nga sud amerika ose ne dubai me identitet kosovar te nderuar. 12 mij euro ben nje pashaport kosovare e rregullt me identiter te njerzve te zhdukur nga lufta 98. Policia e di shume mire po nuk e pranon dot deshtimin. Ai qe do e kishte vrare do kishte hedh fishekzjarre si shqiptar qe jemi.

    Përgjigju
  • Besi: 30/01/2024 10:22

    kamuflohet si Ard Veliu

    Përgjigju
  • Peço: 29/01/2024 23:37

    Eshte transformuar ne femer

    Përgjigju
  • miri: 29/01/2024 19:53

    po ndoshta ka vjedhur identitetin e ndonje refugjati shqiptar ne europe, mjetet financiare nuk i mungonin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë