Zhdukja e pikturave, komisionerja e
inventarizimeve: Xhamat s’janë thye

Zhdukja e pikturave, komisionerja e<br />inventarizimeve: Xhamat s’janë thye
KORCE- Rikthehet sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë, seanca për zhdukjen e 64 pikturave, nga galeria “Guri Madhi” në Korçë.
 
Pikturat, ku 28 prej të cilave i përkasin piktorit të popullit Vangjush Mio, u zhdukën nga fondi i galerisë në 2011-ën.
 
Në seancën e së martës ndaj ish-përgjegjësit të galerisë, Sotiraq Xega nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ka dëshmuar Komisionerja e Inventarizimeve në galeri, Mimoza Balli.
 
Ajo ka pohuar se inventari fizik është kryer çdo vit në dijeninë e të pandehurit duke theksuar se dyert e galerisë janë hapur me çelësa dhe nuk janë thyer siç është deklaruar nga vete Xega.
 
Po ashtu, Balli pohoi se pikturat janë ruajtur në kushte të mjerueshme, dëshmi këto që janë hedhur poshtë nga i pandehuri Xega.
 
Në seancë kanë munguar edhe dy dëshmitarët Engjellush Minai për arsye shëndetësore dhe Kristi Tona, i cili nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mungesën e tij.
 
Seanca e radhës pritet të zhvillohet me datë 7 tetor.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania