KORCE - Gjykata e Faktit në qytetin e Korçës ka vendosur të ndajë gjykimet për dy të akuzuarit kryesor për zhdukjen e 64 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi”, konkretisht për ish-drejtorin, Vladimir Topi dhe përgjegjësin e galerisë Sotiraq Xega.
Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-drejtorit Topi, Nevzat Tarellit, i cili kërkoi ndarjen e gjykimeve të dy akuzuarve pasi Xega për arsye shëndetësore ndodhet në Tiranë ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, dhe vazhdimisht ka munguar në seancat gjyqësore.
Ndërkaq, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e organit të akuzës që kërkoi pezullimin e çështjes deri në kthimin e Xegës, në mënyrë që gjykimi i tyre të mos bëhet i ndarë.
Fillimisht gjykata i kërkoi piktorit Xega të përfaqësohej nga avokati i tij, por ai nuk pranoi duke kërkuar që të jetë prezent në çështje. Në këto kushte trupi gjykues vendosi ndarjen e gjykimit mes të akuzuarve. Pas vendimit gjykata vendosi të vazhdojë seancën vetëm për ish-drejtorin Topi, por edhe këtë herë seance është shtyrë për mungesë të dëshmitarëve.
Ngjarja u regjistrua në muajin gusht kur pas një inventari të veprave të galerisë së arteve, u konstatua se mungonin 64 prej tyre, mes të cilave 27 të piktorit të popullit, Vangjush Mio.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com