Zhdukja e pikturave të Mios
Topi e Xega në seancë gjyqësore

Zhdukja e pikturave të Mios <br />Topi e Xega në seancë gjyqësore
KORCE - Në Gjykatën e Korçës u zhvillua sot seanca e parë gjyqësore ndaj ish-drejtorit të qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topit si dhe piktorit Sotiraq Xega, të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore prokuroria ka bërë një kronologji të dëshmive dhe fakteve duke akuzuar dy të pandehurit se i kanë nxjerrë pikturat nga galeria në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë avokati i Topit, Nevzat Tarelli ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë si dhe kërkoi që të dëshmojë në gjyq edhe kryebashkiaku, Niko Peleshi.

I pyetur nga trupi gjykues, piktori Sotiraq Xega ka deklaruar se në galeri nuk është bërë asnjëherë inventar fizik, por vetëm formal.

Seanca e radhës për zhdukjen e 64 pikturave, prej të cilave 27 i përkasin piktorit të Popullit, Vangjush Mio do të zhvillohet më 24 dhjetor.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë