TIRANE - Shqipëria nuk arrin të fitojë edhe në një ndeshje miqësore përballë një kundërshtari që është poshtë nesh në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë humbën me rezultatin 1-2 përballë Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Fillimisht kanë qenë kuqezinjtë që kanë kaluar në avantazh me golin e Bogdanit në minutën e 25 të ndeshjes, ndërsa kundërshtarët nuk kanë hezituar të tërhiqen, por përkundrazi janë zhvendosur në sulm duke barazuar me Vatsadze 41′ të ndeshjes duke shkuar në barazim në dhomat e zhveshjes.

Futbollistët e ekipit kombëtar nuk janë shfaqur në lartësinë e pritur në pjesën e parë. Në pjesën e dytë De Biasi realizon shumë ndryshime në fushën e lojës, por pas një rezultat konkret. Vlen të theksohet një rast i pastër për shënim në minutën e 80’ pas një goditje të Bulkut, por fati nuk ishte me ne. Atë që se bën Shqipëria e bën Gjeorgjia me Lobzhanidze 82′ duke çorientuar mbrojtjen dhe shënuar bukur me thembër.

Dylber Balla/Shqiptarja.com