Punonjësit janë në grevë kundër planeve të qeverisë për të ndryshuar strukturën organizative të Ministrisë së Kulturës.
Turistë nga vende të ndryshme kishin ardhur për të parë një nga vendet më të rëndësishme të antikitetit në Athinë.
“Sot ishte ditëlindja ime dhe kisha planifikuar të shikoja nga afër Akropolin”, -u shpreh një turist amerikan. Disa të tjerë qëndronin para portave të hyrjes kryesore për në Akropoli, të cilët flsinin me punonjësit që shpjegonin disa nga arsyet për grevën e sotme.
Greva vjen në momentin kur turizmi në në Greqi pësoi ulje për shkak të krizës globale dhe më vonë për shkak të trazirave sociale kundër masave të ashpra për kursim.
Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)