Zhgënjejnë Shqipëria e Kosova/ Franca, Turqia, Anglia e Çekia në Europian
Nga ndeshja Shqipëri- Andorrë
Nuk ka rekord pikësh të paktën pas ndeshjes me Andorra-n. Shqipëria zhgënjeu ndaj modestëve në “Elbasan Arena” duke barazuar 2-2 dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve në grupin H. Me mendjen tek sfida e së dielës ndaj kampionëve të Botës Francës dhe me shumë të rinj në formacion kuqezinjve nuk u mjaftuan golat e Balajt e Manajt për të mposhtur Andorran.
Rivalët e së dielës transalpinët e Deschamps fituan me përmbysje në Paris ndaj Moldavisë 2-1. Miqtë kaluan në avantazh por francezët arritën të sigurojnë tre pikët falë golave të Varane dhe Giroud me penallti.
Franca vjen në Tiranë si e kualifikuar dhe kryesuese e grupit me 22 pikë. Kualifikimin e siguroi edhe Turqia së cilës i mjaftoi barazimi pa gola ndaj Islandës në Stamboll.
Kosova në “Euro 2020” të paktën nga fushata kualifikuese nuk mund të shkojë. Dardanët u mposhtën në Plzen nga Republika Çeke 2-1 dhe matematikisht mbeten jashtë. Nuhiu krijoi iluzionin e një kualifikimi historik por çekët e përmbysën rezultatin falë golave të Kral e Celutska. Çekia është në Europian.
Anglia i shënoi 7 herë Malit të Zi për të prerë biletën që përpara se të udhëtojë në Prishtinë. 7-0 fituan “tre luanët” ku spikati me tregolësh sulmuesi Harri Kane.
Tregolëshin e 55-të në karrierë realizoi Cristiano Ronaldo në fitoren 6-0 të Portugalisë ndaj Lituanisë që i afron edhe më shumë luzitanët me Euro 2020./ Përgatiti Andi Kapxhiu
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor, 22:07
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54