Hersi Matmuja nuk arrin kualifikimin për natën finale të “Eurosong”. Rrugëtimit të Shqipërisë i ka ardhur fundi në mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor.
Ka përfunduar konkurrimin e saj në natën e parë të festivalit të Eurovision në Danimarkë, përfaqësuesja e Shqipërisë, Hersi Matmuja.
Nga 16 vende pjesëmarrëse vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë për në fazën tjetër gjysëm finale.
Ajo ka kënduar e gjashta mes garuesve nga shtetet e tjera në këtë kompeticion me këngën "Zemërimi I një nate".
Përveç performancës dhe vokalit të saj spikati edhe tatuazhi me Shqiponjën dykrenare që Hersi kishte në shpatullat e saj.
Të gjitha këngët të cilat prezantohen në edicionin e këtij viti në Eurosong kanë ashtu siçdo vit nga një klip prezantues ku në fund të çdo klipi shfaqet flamuri i shtetit përkatës.
Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja kishte zgjedhur si kartolinë prezantuese veten e saj ndërkohë që është xhiruar duke realizuar tatuazhin e simbolit kombëtar shqiptar sic është shqiponja e zezë me dy krerë.
Më pas në skenën e “Eurosong”, Matmuja ka vijuar perfomancën e saj duke dhuruar emocione pafund dhe përmbyllur kështu fazën e parë konkurruese.
Perfomanca e këngëtares shqiptare është komentuar dhe vlerësuar menjëherë në rrjetet sociale nga artistë shqiptar dhe jo vetëm duke publikuar foto nga interpretimi i Hersit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
20/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.8%
-
Edi Ramën
28.8%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 4709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Opozita sot pasdite në protestë, mbi 1 mijë efektivë angazhohen për sigurinë, 15 akse të bllokuara! Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim! Apeli i Policisë: Distancohuni nga dhuna
7 Tetor, 07:45
-
Media britanike 'Rest Less': Shqipëria kryeson mes vendeve evropiane më të larmishme për t’u zbuluar
7 Tetor, 07:30
-
1 vit nga lufta/ Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, 3 palestinezë të vrarë nga bombardimet në Gaza
7 Tetor, 07:21
-
Fillimi i javës ju gjen me energji të reja pas një fundjave të trazuar, horoskopi për sot
7 Tetor, 07:05
-
Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve
6 Tetor, 22:42
-
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite
6 Tetor, 22:28
-
Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos
6 Tetor, 22:18
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë
6 Tetor, 21:12