Liverpool nuk ka mundur të marri një fitore në “Anfield Road”, duke humbur përball Southampton me rezultatin 0 me 1.
Ky rezultat ka bërë që Liverpool të mos vazhdojë më tej garën për Kupën e Ligës.
Edhe pse gjatë 45 minutave të para, “The Reds” ishin ata që dominuan në fushë, nuk arritën të gjenin rrugën e golit, ndërkohë rasti më i mirë për të shënuar gjatë pjesës së parë e kishte, Dusan Tadic, i cili nuk arriti të mposhte gardianin e Liverpool, Loris Karius.
Edhe në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp, dominoi në fushën e lojës, por pa mundur të shënonte një gol që mund t’i jepte fitoren.
Ndërkohë goli i fitores për Southampton, do të vinte në kohën shtesë, ku Shane Long, do të arrinte të mposhte portierin e Liverpool.
Liverpool ndodhet në vendin e katërt në Premier League, 10 pikë larg kryesuesve të Chelsea.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com