Zhgënjimi është i madh. Antonio Conte është i pari që e di mundësinë e madhe që Napoli humbi, duke siguruar një barazim ndërsa luante me dhjetë lojtarë kundër FC Copenhagen në Champions League.
"Ne punojmë shumë dhe këto gjëra duhet të na shqetësojnë, sepse nëse nuk na dhembin, do të thotë se nuk duam të përmirësohemi. Nuk do kishte asnjë mënyrë që Copenhagen të arrinte të na barazonte, duke e ditur sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje.
Në futboll, duhet të jesh i zemëruar dhe i etur nga sekonda e parë deri në të fundit, përndryshe gjithmonë rrezikon një zhgënjim. Ky është një barazim që më dhemb thellë mua dhe duhet ta ndjejnë edhe lojtarët. Ne të gjithë duhet të themi një 'mea culpa' të madhe", tha trajneri pas ndeshjes.
Sipas Contes, Napoli kishte shanse reale për të mbyllur llogarinë e tri pikëve që do e dërgonin në pranë zonës play-off.
"Mendoj se duhet të ketë zhgënjim sepse ndeshja ishte në kushtet më të mira të mundshme për t'u fituar dhe për të bërë një hap përpara për të luajtur në fazën eliminatore", vazhdoi Conte.
"Do të bëjmë një bilanc, duke e ditur se, siç e kam thënë gjithmonë, ky është një vit shumë kompleks. Është për të ardhur keq që disa nga fjalët e mia më në fund po kthehen pas gjashtë muajsh. Sidoqoftë, kemi treguar për të katërtin vit radhazi se po vuajmë jashtë shtëpisë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, e kishim plotësisht kontrollin. Këto janë ndeshje që duhet t'i fitojmë. Jemi të zhgënjyer sepse nuk ia dolëm mbanë. Ndoshta niveli ynë nuk është në nivelin e këtij kompeticioni sepse morëm vetëm tetë pikë. Këto ndeshje duhen fituar, ka pak për të folur dhe shumë për t'u zemëruar. Nuk e kuptuam rëndësinë e asaj që është në lojë", tha Conte.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
90%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump? Partia pro-pavarësisë së Groenlandës hyn për herë të parë në parlamentin danez
25 Mars, 19:33
-
Partia e saj pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme, jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen
25 Mars, 12:44
-
Kapet në Prishtinë 'i forti' i Danimarkës, kërkohej për dy vrasje dhe lidhje me bandat kriminale (EMRI)
23 Mars, 15:39
-
VIDEO/ Napoli merr fitoren e katërt radhazi dhe ngjitet në vendin e dytë të Serie A, goli i McTominay vendos ndeshjen në Sardegna
20 Mars, 20:34
-
Në garë tetë ekipe, OPTA zbulon se cili është favoriti për të fituar Champions League
19 Mars, 14:11
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Champions League/ Sot mësohen ndeshjet çerekfinale, Barcelona ka detyrë të vështirë në 'Camp Nou'! Liverpooli kërkon përmbysjen, Bayern e Atl. Madridi epërsi golash
18 Mars, 12:29
-
Champions League/ S’ka mrekulli në Angli, eliminohen Man. City dhe Chelsea! Në çerekfinale kalojnë Real Madridi, Arsenali, PSG e Sportingu i Lisbonës
17 Mars, 22:52
-
Champions League/ Rikthehet Mbappe, Man. City kërkon sot përmbysjen kundër Real Madridit! Arsenali luan në shtëpi, PSG me 'një këmbë' në çerekfinale
17 Mars, 08:42
-
Bayern Munich humbet katër portierët para ndeshjes së Champions League, një amerikan 16-vjeçar pritet titullar kundër Atalantës
16 Mars, 12:15
-
Udhëtoi për të ndjekur sfidën e Champions League, tifozi i Barcelonës ngatërroi stadiumin në Angli! Përfundoi në ndeshjen e Ligës së Tretë
13 Mars, 15:28