Pas urimeve të presidentit Nishani, Berishës, presidentit të FSHF Armando Duka dhe shumë personaliteteve të sportit, nuk ka munguar edhe urimi i ministrit të MTKRS për arritjen historike të verilindorëve në Evropë.
Në letrën e tij përshëndetëse Visar Zhiti shprehet se nën kampionët e Shqipërisë me suksesin historik që shënuan janë shembull për të gjithë. ”Rekordi i fitoreve të skuadrës së futbollit të Kukësit përbën një ngjarje të rrallë në sportin shqiptar në përgjithësi, sepse ka zgjuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut shqiptar në Shqipëri e në rajon si dhe të publikut evropian.
Fitorja e futbollistëve kukësianë dhe kualifikimi për konkurrimin e mëtejshëm në Europa League shënoi një sukses historik për futbollin shqiptar, duke shpalosur cilësitë më të mira të rinisë sonë. Këto fitore janë meritë e futbollit shqiptar dhe veçanërisht e kukësianve si arritje e bukur” u shpreh ai.
Ndërsa në vazhdim, ministri i MTKRS shprehet i bindur se Kukësi do të vazhdojë që të arrijë suksese të mëtejshme në fazën ‘Play-off’. “Shpreh bindjen se FC Kukësi do të shënojë suksese të mëtejshme në sfidën e re të ndeshjeve të ardhshme në Europa League dhe uroj që futbolli shqiptar të frymëzohet nga shembulli i shkëlqyer i kësaj skuadre. Të gjithë jemi fansat tuaj” përfundon ministri Vias Zhiti.
Nuk ka munguar urimi edhe i trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit,
Gianni De Biasi në faqen e tij në ‘Facebook’ për ekipin e Kukësit. “Urime Kukesi!!! La forza delle idee... Nulla avviene per caso! Forca e ideve … Asgjë nuk ndodh rastësisht”, shkruan trajneri i kombëtares shqiptare.
/Shqiptarja.com