Zhizel, simboli i baletit klasik në TOB
me Petra Conti-n dhe Eris Nezhën

Zhizel, simboli i baletit klasik në TOB<br />me Petra Conti-n dhe Eris Nezhën
TIRANE- Mbrëmjen e së shtunës gjithçka rrezatonte perfeksion, ëmbëlsi dhe emocion, përballë një publiku artdashës.  Petra Conti dhe Eris Nezha janë balerinë të parë të Teatrit të “La Scala-s” në Milano dhe të “Boston Ballet”. Të mësuar me skena ndërkombëtare ata e provojnë suksesin e tyre edhe në Shqipëri nën "Zhizel'-in e tyre të preferuar.

Ata u zgjodhën Balerinë të Parë të Teatrit “La Scala” gjatë turneut në Bolshoi në Moskë me baletin “Ëndrra të një nate vere”. Në të njëjtin vit u nderuan me çmimin “Premio Danza&Danza” si Interpretuesit më të Mirë të vitit. Pjesëmarrja e çiftit të artistëve me famë ndërkombëtare në veprën e famshme të Adolf Adam-it, u mundësua nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.
 
Petra Conti me baba italian dhe nënë polake diplomohet në 2006 në Akademinë Kombëtare të Kërcimit në Romë nën mësimet e M° Zarko Prebil. Performon në Teatro të ndryshëm të Italisë dhe të botës, dhe në 2011 emërohet nga drejtori Makhar Vaziev Balerinë Soliste e Teatrit në “La Scala” të Milano-s.
 
Eris Nezha, lindur më 1982, diplomuar në Akademinë e Kërcimit të Tiranës në 1997 me një bursë studimi transferohet në Teatrin “Carcano” të Milano-s. Në 2002 diplomohet në Shkollën e Baletit të Teatrit në “La Scala” dhe me trupën e baletit merr pjesë në vijim në shfaqje të ndryshme. Në 2011 edhe ai emërohet Balerin Solist i Teatrit në “La Scala” të Milano-s. 
 
Çifti i balerinëve kanë kurorëzuar lidhjen e tyre 14 gushtin e 2013 në Tiranë, në një ambient të qetë në periferi të Tiranës, mes familjarësh e miqsh.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane