Zhupa interpelancë me ministren e Arsimit për Maturën Shtetërore/ Kushi prezanton masat e marra! Deputetja: Ato që tregoni ju si risi, i ka futur PD që në 2006! S'keni marrë masa për zhvillimin serioz të procesit

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2022. Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi nënvizoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit. Ministrja tha se është punuar për Rregulloren e vitit 2022, e cila u prezantua në muajin shkurt gjatë një takimi me maturantë nga i gjithë vendi. Kushi tha se risi për këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.

‘Që nga shtatori komiteti i maturës shtetërore ka punuar për rregulloren e re të maturës 2022. Pasi u reflektuan problematikat e hasur në vitin e kaluar, në shkurt kemi prezantuar edhe ndryshimet që kemi bërë në këtë rregullore. Së pari po organizojmë shumë më tepër trajnime të lidhje me rregulloren e maturës, testet, me mësuesit për programet orientuese. Gjithashtu kemi marrë masa të kemi trajnim dhe certifikim për mësuesit që do të jenë pjesë e procesit. Kemi vendosur kritere shumë të rrepta dhe të forta që vetëm mësuesit që kanë integritet të lartë të jenë pjesë e këtij procesi.

Ne kemi vendosur që hartimi i pyetjeve të bëhet në kushtet të larta sigurie. Përzgjedhja e testit përfundimtar do të bëhet duke garantuar kushte të larta sigurie dhe nga mësuesit më të mirë që kemi në sistem. Këtë vit procesi i monitorimit të testit do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS. Do marrim masa që vlerësimi i testit të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Brenda datës 4 korrik maturantët do të kenë diplomat në duart e tyre, ndërsa në 15 korrik është afati përfundimtar.  Lidhur me qendrat ku do të mbahen provimet kemi marrë masat që qendrat të plotësojnë kushtet.’- tha Kushi.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa nisur edhe nga procesi i një viti më parë ku pati problematika, tha se tezat e provimeve dalin çdo vit. Sipas Zhupës të gjitha risitë që prezanton, sot ministria e Arsimit janë sjellë nga PD që në vitin 2006.

‘Asnjë nga këto gjëra nuk i shërben maturantëve. Po paraqisni si risi gjëra që i ka futur PD në 2006. Kur thoni do të bëjmë teste me mësuesit më të mirë, ashtu bëheshin më parë, por ju i hoqët. Rrjedhja e informacionit për tezën provimit ka ndodhur çdo vit. Ju nuk keni marrë masa për zhvillimin e një procesi serioz. Testet nuk ndërtohen si kurthe. Qëllimi duhet të jetë që të ndërtojmë në ato teste që të na ndihmojmë ne që të përmirësojmë gjërat që duhet të ndodhin në kurrikulën e shkollës së mesme. Testet pilote nuk i keni zhvilluar. Masat janë masa strukturore që ndryshojnë. Kur merrni këtë raport duhet të dilni edhe më masa konkrete.’- tha Zhupa.

Kushi: Mos përmendni kohën tuaj të Maturës Shtetërore, se ka pasur nota që janë ndryshuar në zyrën e ministrit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 10/03/2022 11:04

    A mund te presesh zhvillim te arsimit ne Shqiperi kur vendosen ne krye te shkollave miqte dhe mikeshat qe ''Votojne ,, ne xhepin e drejtuesve te ZVA ve.Rasti konkret ne Vlore .Drejtuesja Alma Bakiu po shkaterron arsimin ne Vlore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh