Deputetja demokrate Ina Zhupa ka ngritur një shqetësim nga Saranda, duke denoncuar faktin se edhe në vitin 2025, qyteti vijon të përballet me mësimin me dy turne për nxënësit e ciklit 9-vjeçar.
Sipas saj, dy shkolla të këtij cikli në qytet detyrojnë fëmijët të ndjekin mësimin e turnit të dytë nga ora 13:00 deri në 18:00, një praktikë që rëndon jetën e prindërve dhe ul ndjeshëm cilësinë e procesit mësimor.
Zhupa thekson se shkollat ekzistuese janë të amortizuara, pa laboratore, pa mjete bashkëkohore didaktike dhe larg standarteve që duhet të ketë një institucion arsimor.
Ajo kujton gjithashtu investimin prej 348 milion lekësh nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e shkollës së re “Eco Kampus”, e cila – sipas saj – nuk është vënë në funksion prej 8 vitesh.
Fjala e plotë
Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne. 2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora 1 e drekës deri në oren 6 pasdite për turnin e dytë, duke e bërë të pamundur jetën normale të prindërve që duhet të shoqërojnë nxënësit në këto orare të papërshtatshme por dhe duke ofruar një mësim jo cilësor.
Këto shkolla, në fakt janë shkolla të amortizuara, janë shkolla që nuk ofrojnë laboratore, janë shkolla që nuk kanë cilësi në mësimdhënie dhe në mjete didaktike.
Pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, kjo nuk u vu për 8 vite në funksion.
Dhe më një vendimarrje të pushtetit lokal, të Bashkisë Sarandë, ata vendosen që këtë godinë të ndërtuar me taksat e qytetarëve për t’u shndërruar në një shkollë ta shëndrronin dhe ta jepnin në një tokë për oligarkët dhe klientët e pushtetit, për ta kthyer në hotele e në resorte turistike.
Kjo është e papranushme, është kundra interesit publik dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme.
Unë i bëj thirrje sot nga Saranda, të tërhiqen nga kjo vendimarrje kundra interesit publik.
Nga kjo vendimarrje e cila nuk i bënë nder qytetit të Sarandës dhe t`i japin mundësinë nxënësve të Sarandës që të bëjnë mësim në shkollen e re, duke e hapur atë shkolle. Duke vënë mjetet e duhura asaj shkolle dhe secili nga prindërit të jetë më i qetë kur i çon fëmijët për të studiuar me 1 turn në qytetin e Sarandës.
Komente












Bravo znj.Zhupa,vazhdo denoncimet,por duam emra konkret!
Përgjigju