Asnjë vizitor apo turist nuk do të shqetësohet nga volumi i lartë i muzikës në lokale, kryesisht pranë zonave bregdetare. Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle në të gjithë vendin, për të evidentuar çdo ndotje akustike në territor dhe të ndëshkojë këdo që shkel normat e lejuara.
Në një postim në rrjetet sociale ministri i brendshëm, Besfort Lamallari shprehet se zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar.
“Zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar por jo decibelët shurdhues.
Policia e Shtetit do të jetë e pranishme me kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për të evidentuar çdo ndotje akustike në territor dhe të sanksionojë këdo që nuk do t’ia dijë për të tjerët dhe përcaktimet ligjore.
Kë gënjen mendja se mund të bëjë ç’të dojë me muzikën në kupë të qiellit duke shqetësuar komunitetin dhe turistët, ka qytetarët kundër dhe ‘vizitorët’ me uniformë tek dera e lokalit. Inkurajoj qytetarët të telefonojnë 129 për të raportuar çdo shqetësim të tillë”, shkruan Lamallari.
-
PO KJO POLICI I BIE BORIES SE MAKINES PA PUSHIM NE QENDER TE QYTETIT ,,PER TE ZHBOLLUAR TRAFIKUN ,,NE VEND QE TE JETE POLICI VETE FIZIKISHT DHE TE VENDOSI GJOBA TE LARTA .
Përgjigju -
Une e kam poshte pallafit lokalin ne durres tek big market tek gjykata dhe askush nuk vepron ,boxet e radios jane neper peme dhe as duan tja dine as pronari edhe pse e kemi njoftuar disa here,uroj te behet e te vendoset rregull .
Përgjigju -
Ishim me pushime ne Vlore,ne lungomare per shplodhje nuk mendohet,gjumi nates tortur deri ne oren 1 te nates Musik ekstrem e larte,marim tel polizin disa here na thone nuk e masim dot sa Dezibel se nuk kemi aparat.Bej nje pyetje me cte drejte keto pronare te bareve perballe Regina hotel na shkatarrojn shendetin?Turisti vjen per tu shplodhur dhe jo per tu semur.Sado flitet ne media Situationi nuk ndryshon vit per vit.
Përgjigju









Komente
Komento