Zhvarrosen eshtrat e Mbretit
Zog, më 16 nëntor vijnë në Tiranë

PARIS- Në një ceremoni ushtarake  në varrezat e Thiais-Paris është bërë sot paradite zhvarrosja e eshtrave të Mbretit Zog. Eshtrat priten që të vijnë në Shqipëri në datën 16 nëntor, dhe një ditë më pas do të rivarroren në mauzoleumin që do të ndërtohet në kryeqytet, ku do të vendoset të gjitha eshtrat e familjes mbretërore.

Në ceremoninë e nxjerrjes së eshtrave të Mbretit Zog morën pjesë Princ Leka Zogu i II, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, Zëvendësministri i Brendshëm Arben Ristani dhe personalitete të tjerë.

"Me rastin e kthimit në Atdhe të eshtrave të NMT Zog I, Mbret i Shqiptarëve, Shteti Francez do të organizojë një ceremoni zyrtare në Paris në çastet e çvarrimit të eshtrave të Mbretit. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Shefi i Protokollit të Presidentit Francez, Prefekti i Parisit, përfaqësues të qeverisë shqiptare, anëtarë të Familjes Mbretërore Shqiptare si dhe të disa familjeve mbretërore evropiane.  Trupi i Mbretit Zog do të përcillet nga toka franceze për në Atdhe me nderimet ushtarake."- informonte dje Princ Leka në profilin e tij në facebook.

eshtrat e mbretit zog

Mbreti Ahmet Zogu lindi më 8 Tetor 1898, në Burgajet- Mat. Në gusht 1956 Mbreti Zog u vendos në qytetin Kanës në Francën Jugore dhe më pas u shpërngul në Paris. Aty ai qëndroi deri në vitin 1961 kur gjendja e tij shëndetësore u rëndua keqas dhe Mbretëresha Geraldine e shtroi në një nga klinikat më moderne të Parisit.

Ndërroi jetë në spitalin “Foch” të Parisit, më 8 Prill 1961. Pak ditë më vonë në bazë të Statutit të Mbretërisë Shqiptare të vitit 1928 Princi Leka I në praninë e qindra shqiptarëve të ardhur nga shumë shtete të botës bëri betimin në hotelin "Bristol" duke u shpallur Mbreti Leka I.

(Fotografia është bërë nga fotografi i Ministrisë së Jashtme franceze Frederic DE-LA-MURE)

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla