‘Zhvati naftën me ndihmën e oligarkut rus’, Idajet Beqiri: Albana Vokshi aksionere te kulla 100-katëshe! Ja përse e mbron me luftë Berishën

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv hodhi akuza të forta ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Sipas Beqirit, Vokshi dhe bashkëshorti i saj janë të përfshirë në industrinë e naftës me ndihmën e oligarkut më të madh rus. Avokati shtoi se në kullën 100 katëshe në Tiranë, bashkëshorti i deputetes ka 23% të aksioneve.

“Ne notojmë në kënetë shumë të madhe krimi. Kur je në një krim të tillë edhe SPAK-u edhe strukturat e tjera e kanë jashtëzakonisht të vështirë. Kur je në një kënetë të madhe dhe pak njerëz gjen të papërfshirë, duhet të kesh forcë të madhe. Është e mpleksur Albana Vokshi, ju e shikoni çfarë lufte bën në mbështetje të Sali Berishës. Nganjëherë bëhet bishë e tërbuar në mbrojtje të non-gratës. Pse e bën? Sepse ajo dhe bashkëshorti i saj kanë marrë në dorë naftën. E mori me ndihmën e madhe financiare të oligarkut më të madh rus që është pas asaj shoqërie që na ka marrë naftën ne. Është e rastësishtme që Albana Vokshi dhe bashkëshorti i saj na dalin edhe tek kulla 100 katëshe? Ka 23% të 200 milionë eurove aty.  Si e mori atë? Si u bë 23%? E mori me ndihmën e Albanës, ndihmën e motrës së saj”- tha avokati.

Duke thënë se të sipërlistuarat janë arsye pse Vokshi mbron Berishën në çdo mënyrë, Beqiri tha se ish-kryeministri prishi edhe kontratën 20 vjeçare që një media kishte për truallin në Tiranë, vetëm që ky truall t’i kalonte bashkëshortit të Albana Vokshit

“Trualli tek ‘Shqipëria Sot’, ishte i një televizioni, Saliu brenda shumë pak ditëve ua prishi kontratën 20 vjeçare thjesht që t’ja jepte burrit të Albana Vokshit. Shiko sa i fortë është krimi, shiko çfarë lufte bëjmë ne. SPAK-u me 20 veta do luftojë ndaj këtyre që kanë mbrapa Serbinë, Rusinë, krimin etj”- shtoi Beqiri.


Lajmi kryesor:

Avokat Beqiri: Flamur Noka e ka pas zverkut, aferë me kartat e identitetit dhe pasaportat, SPAK të ndjekë paratë! Ka vilë 760 mijë euro në Lalëz


B.V/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë