Zhvendoset projekti, impianti i
mbetjeve ndërtohet në Mbrosta

Zhvendoset projekti, impianti i<br />mbetjeve ndërtohet në Mbrosta
FIER - Këshilli Bashkiak i Fierit ka vendosur që impianti i përpunimit të mbetjeve të ndërtohet në njësinë administrative Mbrostar.

Pas 4 orë debatesh, Këshilli Bashkiak vendosi me 24 vota pro, nga 35 këshilltarë që ishin të pranishëm në mbledhje, që landfilli të ndërtohet në njësinë administrative Mbrostar.
Zhvendosja e vendit ku do të ndërtohet impianti nuk gjeti konsensusin e plotë të Këshillit, pasi këshilltarët e djathtë dhe një këshilltare e LSI-së votuan kundër.

Fillimisht impianti i përpunimit të mbetjeve ishte parashikuar që të ndërtohej në njësinë administrative Portëz, në fshatrat Plyk dhe Mbyet, por u kundërshtua ashpër nga banorët, të cilët u ngritën në protesta, duke bllokuar edhe akset nacionale.

Banorët kërkuan që impianti të ndërtohet larg zonave të banuara, pasi përbën një kërcënim serioz për shëndetin e tyre.

Pas protestave të banorëve, edhe vetë firma kërkoi ndryshimin e vendit ku do të ndërtohej impianti, me arsyetimin se në fshatrat Plyek dhe Mbyet, toka ishte e rrëshqitshme dhe hapësira e pamjaftueshme.

(er.nu/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois