Seanca e radhës plenare që ishte parashikuar të mbahej në datë 14 Mars do të mbahet me datë 13 Mars. Mësohet se ky vendim është marrë për shkak se data 14 Mars e cila përkon me festën e Ditës së Verës.
Nuk dihet nëse opozita do të zhvillojë një tjetër protestë më 13 mars ashtu siç ka paralajmëruar se do të protestojë sa herë që në Kuvend do të ketë seancë plenare.
Sot Kryedemokrati Basha i la takim qytetarëve në datë 16 Mars ku tha se kjo do të jetë dita kur do të rrëzohet qeveria Rama.
Komento