Zhvendosja e ambasadës ruse, Rama: Ikën se ia vumë emrin rrugës ‘Ukraina e lirë’, por Veliaj do ia çojë sërish atje! Të shohim ç’do ndodhë

Zhvendosja e ambasadës ruse, Rama: Ikën se ia vumë emrin rrugës ‘Ukraina e lirë’, por Veliaj do ia çojë sërish atje! Të shohim ç’do ndodhë

Dy punonjës duke hequr flamurin para ambasadës

Një javë më parë ambasada ruse në Tiranë, e cila ishte e pozicionuar në qendër të kryeqytetit, është zhvendosur për në Mjull Bathore. Fillimisht u raportua nga mediat se transferimi ndodhi për shkak se rruga në të cilën ndodhej selia e vjetër u emërtua ‘Ukraina e Lirë’. Por në një reagim ambasada e Rusisë përgënjeshtroi lajmet, duke thënë se ndërtesa u inaugurua që në vitin 2019 por punimet kanë shtyrë zhvendosjen.

Por nuk mendon kështu Kryeministri Rama.  Në intervistën në një radio britanike, me gazetarët Alaister Campbell dhe Rory Stewart, Kryeministri nënvizoi se zhvendosja ndodhi pikërisht prej faktit se rruga kishte emrin ‘Ukraina e Lirë’. Madje Rama thotë se kryebashkiaku i Tiranës ka ndërmend që pas zhvendosjes së ambasadës të zhvendosë edhe emrin e rrugës pranë përfaqësisë diplomatike të Rusisë në Shqipëri.

 “Nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë”  dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre. Kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Kryeministri.

Duket si një batutë, pjesa e dytë e kësaj deklarate të Ramës, por e sigurt është që pritet të shkaktojë një tjetër reagim të ambasadës së Rusisë në vendin tonë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 24/09/2022 18:33

    Ky e ka kthyer politiken ne Tik-Tok. O guzhina e patronazhistit ku je?? Mungojne shume sufllaqe sot..

    Përgjigju
  • Ben: 24/09/2022 18:16

    Shume idiot Rama dhe Veliaj, ne kete rast.Efektin e bete me nderrimin e emrit te rruges,heren e pare.Tani,ti ndjekesh me tabelen nga mbrapa,ku shkojne ruset,duket budallallik.

    Përgjigju
  • Emigrant: 24/09/2022 12:36

    O gjigant mos u ngaterro me te medhenjt sepse po na rrezikon te behemi si harixhinjt pa atdhe

    Përgjigju
    • Arixhiu: 24/09/2022 23:08

      S'kemi frike nga Rusi, s'trembemi nga shiu, jemi race e forte, race arixhiu.

  • Sefer daja: 24/09/2022 10:33

    Nëse vërtet do ta çosh emrin e rrugës "Ukraina e lirë", prane ambasadës ruse përsëri, do të jetë një IDIOTËSI dhe një PROVOKIM I ULËT DIPLOMATIK! Pse nuk quan dhe rrugën prane ambadadës serbe "KOSOVA REPUBLIK"? Dhe mbase nuk e di, por kjo "Ukraina e Lirë" a e njeh shtetin e Kosovës.?? Normal që dënojmë agresionin rus, por veprime të tilla jan shumë amatoreske! Mendo pak: - Nëse Rusia pas këtij provokimi, të shkëpusë mardhëniet diplomatike me ne, kush humbet më shumë: Ne apo Rusia????

    Përgjigju
    • Besnik: 24/09/2022 12:02

      Bravo @Sefer daja, Keta kelyshet e Rusise bejne sikur zihen por ne fakt ne qeveri dhe administrate jane shumica prorus dhe i sherbejne agjenturave te tyre. A nuk eshte ky monster qe donte te shiste Veriun e Kosoves dhe a nuk eshte ky monster qe po mbeshtet me çdo mjet idene rusefile te Ballkanit te Hapur?!

  • Trrnakop Kacija: 24/09/2022 10:02

    Ndertesa e re qe ka ndertuar ambasada ruse besoj se ka ndertuar edhe zyra per selite e PD dhe Partine e Lirise sepse nen mbrojtjen e Rusise i arrijne qellimet e tyre per destabilizimin e vendit qe tu shpetojne prangave

    Përgjigju
  • vildan: 24/09/2022 09:47

    Kjo eshte tamam si rruget e Xhelal Meziut eshte nje turp prandaj hiqeni dhe mos u beni qesharak. Ipni Ukraines aq sa i takon sepse kjo eshte Ukraina qe nuk ka njohur Kosoven mos u beni servil te pa fytyre.

    Përgjigju
  • Kujdes nga mercenaret shqiptare te Rusise: 24/09/2022 09:22

    S’ka lidhje fare me emrin zhvendosja. Thjeshte ishin ne pozicion shume qendror ne Tirane edhe monitoroheshin lehte. Tani shkojne ne periferi ku eshte veshtire te shohesh kush hyn e kush del nga ajo strofull spiunesh.

    Përgjigju
  • Vin: 24/09/2022 09:09

    Po pse o kryeminister e ke pyet popullin per kto veprime apo te thot Sorrosi?

    Përgjigju
  • Martini: 24/09/2022 08:29

    Nuk me duken normale kto...ka qindra students ne Rusi por dhe shume tregtare e familjare...nuk jane lojra kto per nje shtet serioz....kush do kujdeset per ata apo varja....

    Përgjigju
  • Haki: 24/09/2022 05:23

    Psikopat. Do ti perzesh si iranjant por do mbash pergjegjesi ti more legen jo populli. Idjot.

    Përgjigju
  • Byreku: 24/09/2022 05:13

    Mos e krruaj shume me ata per ti rene ne sy perendimit se smund te marre ne qaf gjithe popullin per pak karier nderkombetare. E dim sa trim je. Pergezojeni sufflaqexhinj

    Përgjigju
  • jusufi: 24/09/2022 00:13

    MOR EDI RAMA MOS U BEJ KAPADAI ME RUSINE MOR MASKARA,,,,OSE THUAJ QE TE GJITHA VEPRIMET E TUA NDAJ RUSISE JANE PERSONALE,,,SEPSE NE NUK I MIRATOJME KETO VEPRIMET E TUA PREJ NJE IDIOTI,,,,NUK E DI TI MOR RAMA QE RUSIA KA ARME BERTHAMORE DHE NA FSHIN NGA TOKA PER 5 MINUTA.....HAJVAN....MIZA TOKES I THOTE ARIUT QE S"PYES PER TY....

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/09/2022 23:43

    Edvin shkjau shqipfolës ështé në kontakt të rregullt me fashistin Putin, e tani shet pordh kinse jam kundër. Kuj po mundohesh t’ia verbosh syt o i verbuar

    Përgjigju
  • Or tej: 23/09/2022 23:27

    U be bytha jone prej 28mije km2 qe te tallemi me shtetin me siperfaqe me te madhe ne bote.

    Përgjigju
  • Zheleznovi: 23/09/2022 23:05

    Ruset e pane kur i shporrem nga baza e Pashalimanit ne vitin 1960 kur ishim vetem dhe jo sot qe kemi miq dhe aleate NATO-n dhe Ameriken

    Përgjigju
    • A. N.: 24/09/2022 06:28

      Mese e vertete, u tremb Bashkimi Sovjetik nga shoku Enver qe nuk i beri terr cerpiku. Edhe bar do hanim por armikut nuk do i perulemi. Mjere ne nga keto palaco qe na drejtuan qe kur u shpallem shtet i pavarur.

  • Aldo: 23/09/2022 22:06

    Rrini urte pallosha se jemi nje vrime ne uje.Servila m.

    Përgjigju
  • Turi: 23/09/2022 21:35

    Cfare do te thote kjo , qe do te beni provokime ? Shikoni hallin tuaj se nuk i dihet si vene gjerat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër