Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara. Në bazë të deklaratave të para, kjo mbledhje do të jetë rast për BE-në për të treguar përkushtimin e unionit ndaj situatës në Ballkanin Perëndimor.
Vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë janë çështjet të cilat do të jenë në qendër të diskutimeve ditën e sotme.
Vazhdimësia e dialogut është një kusht tanimë, deklarojnë institucionet në Bruksel veçanërisht pas konstituimit të organeve të reja në Kosovë. Por, në BE pranojnë se ka ende paqartësi sa i përket vazhdimit të dialogut, pas dështimit të ditëve të fundit për të organizuar një takim mes Albin Kurtit dhe Joseph Borrel. Pritet që në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi pos Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell të flasë edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak.
Sa i takon procesit të zgjerimit kjo temë do të jetë në rend dite të martën kur takohet Këshilli i çështjeve të përgjithshme.
Sa i përket situatës në Bosnje e Hercegovinë, Përfaqësuesi i lartë, Borrell ka shprehur shqetësim për rritjen e gjuhës nxitëse dhe tensionimin e situatës, sidomos pas zërave se mund të ketë ndryshim të kufijve. Ai ka bërë ftesë që diskutimet e tilla për ndryshim kufijsh dhe për luftë të marrin fund dhe liderët politikë të angazhohen në reformat ë cilat do ta afrojnë shtetin me Bashkimin Evropian.
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.7%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 3974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse
19 Shtator, 15:53
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian
19 Shtator, 09:03
-
Dialogu në Bruksel/ Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët
18 Shtator, 08:59
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator, 09:45
-
Thirrjet e Vuçiçit për riintegrimin e serbëve në Kosovë, BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti
16 Shtator, 12:50
-
Komisioneri francez largohet nga Komisioni Evropian! Akuzon Von der Leyen: Ju i keni kërkuar Francës të tërheqë emrin tim për arsye personale
16 Shtator, 10:31
-
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit
16 Shtator, 09:10
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
15 Shtator, 13:44
-
Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën
14 Shtator, 15:39
-
Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?
14 Shtator, 13:10
-
‘Integrimi i Ballkanit në të mirë të BE’- Zyrtari europian për DW: Shqipëria po vendos një shembull të qartë! Ka përmbushur disa prej detyrimeve pa qenë vend anëtar
14 Shtator, 09:18
-
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
13 Shtator, 21:02