Zhvillimet në veri të Kosovës, Kurti pret të dërguarin gjerman në Prishtinë: Respektuam rregullat! Vuçiç: S’dorëzohemi! Javën tjetër takohem me Macron dhe Shcolz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar mëngjesin e ditës së sotme me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Gjatë takimit të dy kanë diskutuar mbi zhvillimet në veri të Kosovës të cilat sollën reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët bënë thirrje që palët të qetësohen dhe të mos ketë pëshkallëzim të tensioneve. 

Sipas Sarrazit veprimet e institucioneve të Kosovës të premten kanë qenë të gabuara. 

“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin, e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti pas takimit ka deklaruar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale

 “Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një reagim të bërë ditën e sotme ka kërkuar Prishtina zyrtare mos të ndërmarrë veprime të njëanshme të cilat mund të destabilizojnë situatën. 

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se javën e ardhshme do të ketë një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Shcolz të cilëve siç tha ai, do ua bëjë me dije se nuk ka ndërmend të dorëzohet ndaj presionit që sipas tij po i ushtrohet nga qeveria e Kosovës. 

Të premten grupe qytetarësh serbe u përplasën të premten me Policinë e Kosovës e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre.

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi shashka dhe gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Vendet e QUINT dhe BE deklaratë të përbashkët: Kosova mos të ndërmarrë masa të reja për hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të mos ndërmarrë më asnjë hap të mëtejshëm për të ndërhyrë me dhunë në ndërtesat komunale në veri të vendit me qëllim që të mos ketë një tjetër përplasje mes forcave të policisë dhe qytetarëve serbë.

“Në këtë kontekst, QUINT-i dhe BE-ja presin që Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Kryetarët e zgjedhur duhet po ashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të treguar përkushtimin e tyre dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar dhe për t’iu shërbyer të gjithë anëtarëve të komuniteteve të tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

 

Ora 18:06
Von Cramon: Kosova nuk e ka legjitimimin për të ndërhyrë me forcë në veri të vendit

1671135623_voncameron.JPG

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se pavarësisht se kryetarët e rinj të komunave në veri të vendit kanë të drejtë të hyjnë në ndërtesat komunale, qeveria nuk ka legjitimitetin për të ndërhyrë me forcë.

Ajo tha se nëse hyrja e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore, atëherë kryetarët e rinj kanë ‘zero legjitimim politik’.

"Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim.

Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë”, thotë Viola von Cramon.

Ora 17:13
Tensionet në veri të Kosovës, presidenti Vuçiç: Këtë javë bisedime me Macron dhe Scholz! Nuk do të dorëzohemi ndaj presionit

1683279032_aleksandervucic.JPG

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës duke thënë se këtë javë do të ketë bisedime me liderë europianë. Një mesazh të qartë e kishte duke thënë se nuk dorëzohen para presionit.

“Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in.

Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

Ora 16:35
Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës: Prishtina mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues

1674560293_Jensss.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke iu referuar situatës në veri të Kosovës pak ditë më parë, kërkoi që Prishtina të mos ndërmarrë më hapa të njëanshëm të cilët mund të destabilizojnë vendin dhe rajonin. 

Ai tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e  ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian si e vetmja rrugë drejt normalizimit të situatës. 

“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi ai në Tëitter.
 

Ora 15:20
Situata në veri të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Faktori ndërkombëtar të ruajë neutralitetin, të dënojë provokimet serbe

1685294585_kosove.jpg

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për situatën e fundit në veri të Kosovës duke i bërë thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin, të mbështesë Kosovën e të dënojë provokimet serbe.

"Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur dhe trajtuar në vijimësi situatën në veri të Kosovës. Kemi shprehur shqetësimin lidhur me paqëndrueshmërine dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe, si rrjedhojë e aktivitetit destabilizues e kriminal të strukturave parapolitike e paraushtarake paralele që veprojnë në këto komuna, të mbështetura nga Beogradi nëpërmjet agjencive të inteligjencës serbe, që po konfirmojnë dita ditës se janë proxy të shërbimeve sekrete ruse.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, ritheksojmë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm. Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndërruar Republikën e Kosovës në një shembull demokracie për të gjithë rajonin dhe në një kontributore të pazëvendësueshme të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë.

Zbatimi i ligjit në të tërë territorin e Kosovës është bazë themelore për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, çka e ka bërë atë shembullin që përmendëm më lart.

KASH vlerëson profesionalizmin e strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës në qetësimin e situatës dhe jetësimin e hapave dhe vendimmarrjeve demokratike, institucionale e kushtetuese, të realizuara së fundmi në veriun e vendit, për çka bashkësia ndërkombëtare shprehu mbështetje të plotë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen se qëndrueshmëria dhe zbatueshmëria e veprimeve më se të justifikuara të qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtim të qetësimit të situatës në veriun e vendit do të jenë të plota e eficiente nëse qeveria do të vijojë të jetë e angazhuar në një konsultim dhe koordinim të pandërprerë me miqtë e saj, me BE dhe SHBA.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij", thuhet në reagim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/05/2023 02:43

    Z.Stolnteberg,eshte naive te presesh qe situata te normalizohet duke pritur hapa reciproke /te dyanshme/kur te gjithe e dime qe Serbia nuk ka ndermend t'a beje kurre nje hap te tille dhe aq me teper, te shpresosh ne nje dialog pa vlere ne infinit.Sa per znj.Cramon qe mendoka se qeveria nuk ka legjitimitet qe te nderhyje me force ne ndertesat komunale,ndoshta ka harruar se behet fjale per nje qeveri legjitime me pjeset e saj te forces e ligjit,po aq legjitime,te dala nga vota e lire e nje populli te lire ne nje shtet te pavarur me sist,demokratik qeverisjeje dhe jo diktature,apo autokrature.

    Përgjigju
  • Beni: 28/05/2023 22:53

    Keshilli i ambasadorve eshte si keshilli i ndrikullave.Shme pak e meritojne te thirren me ate emer.Ata jane ambasadoret e Saliut,dhe sot mbesin vegla te partis Berishes.Pak kane qene dipllomat,por militant partie.Turp te kene !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump