Rama: Forcat Speciale në Kosovë e kanë bërë punën e tyre në veri, tani të tërhiqen! Show me tankët serb të mbyllen! Palët të dialogojnë

Rama: Forcat Speciale në Kosovë e kanë bërë punën e tyre në veri, tani të tërhiqen! Show me tankët serb të mbyllen! Palët të dialogojnë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që show që po bënë Serbia në Kufi me tankët dhe helikopterët të marrin fund, por ai ka kërkuar edhe që Kosova të tërheq Forcat Speciale nga veriu pasi tashmë puna e tyre ka mbaruar  atje. Si zgjidhje të situatës së tensionuar në veri mes Kosovës dhe Serbi, për Ramën është vetëm dialogu. Më herët përfaqësuesit e dy vendeve janë pajtuar që të takohen këtë javë në Bruksel.

Ashtu siç e tha nga Prishtina, edhe tani Rama përsëriti në 'Open' faktin se Kosova ka të drejtë në lidhje me reciprocitetin që vendosën për targat serbe pasi Kosova është një shtet i pavarur dhe se pas saj është një aleancë e tërë ushtarake.

"Forcat  speciale në Kosovë e kanë bërë puna e tyre dhe tani duhet tërhi qen. Nuk diskutohet që edhe ai shoë me helikopter dhe tank serbe nga ana tjetër e kufiri duhet të mbarojë. Tani është momenti që të fillojë dialogu. Në këtë rast mendoj që panorama është e qartë. Kosova ka të drejtë dhe kjo patjetër duhet zgjidhur me dialog. Për këtë arsye, të gjithë po kërkojnë që situata të çtensionohet nga trupat ushtarakë, nga të dyja palët. Është një reagim disproporcional (i Serbisë) dhe akoma më disproporcionale është shfaqja teatrale që bëhet në anën tjetër me tanke, helikopterë e aeroplanë që nuk kanë çfarë bëjnë aty veçse nxisin serbët brenda kufirit duke i inspiruar në drejtim të gabuar. Aspekti ushtarak (i Serbisë) është teatralitet sepse Kosova nuk është shtet pa zot dhe pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake", tha Rama

Në lidhje me 'ngrohjen dhe ftohjen' e marrëdhënieve mes Ramës dhe Kurtit, kryeministri shqiptar i quajti vetëm sajesë mediatike.

"Marrëdhëniet e ftohta me Albinin janë një sajesë mediatike. Ne kemi një marrëdhënie të vazhdueshme dhe tema e sotme ishte një rishikim i marrëveshjeve, sa janë jetësuar, sa ende jo dhe krijimi i një sekretariati të përbashkët", tha ai.

Rama tha se Serbia duhet të kërkojë të falur për krimet e luftës pasi nuk ka ku shkon dhe kjo do të bëhet pikërisht duke lidhur marrëveshje dhe Kosova duhet të ulet të dialogojë për këto. Ai tha nisma 'Ballkani i Hapur ' shërben pikërisht për këtë që vendet të lidhin marrëveshje dhe të bashkëpunojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
Rritja e çmimit të bukës, Rama flet për herë të parë: Është vendosur taksë eksporti për grurin nga Rusia, nuk është në dorën tonë

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për rritjen e çmimit të bukës duke thënë se ajo nuk është në dorë të qeverisë apo ndonjë institucioni tjetër, pasi kjo rritje ka ndodhur për shkak të taksës që ka vendosur Rusia, si eksportuesi kryesor i grurit në Europë. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës që të ulë TVSH për produktet e shportës, Rama tha se edhe po të ulet ajo nuk do të ketë një impakt real në uljen e çmimit.

"Furnizuesi  më i madh i grurit në Europë është Rusia dhe ajo ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka bërë që çmimi të rritet kudo dhe këtë nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë pasi lidhet drejtpërdrejtë me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë ndonjë rezultat nën uljen e çmimit. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madhe dhe të ishte realisht problematike. Kjo rritje nuk ka ndodhur për herë të parë, është i treta herë që rritet gruri", tha Rama.

 

Ora 22:37
Berisha 'non grata', Rama: Po të influencohej dhe blihej SHBA, do ishte njësoj si ne! Berisha simbol i turpit të përbashkët që e kemi mbajtur për 30 vite

Kryeministri Edi Rama në 2019 i drejtoi një pyetje Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit se "a e kalon dot kufirin për të shkuar në SHBA?" I pyetur në emisionin Open se nga e dinte që atij ishte i ndalur hyrja, Rama u përgjigj shkurt se "për shkak të detyrës di dhe gjëra të tjera".

Duke mos dashur të komentojë vendimin e DASH për shpalljen e Sali Berishës 'non grata'  pasi kjo do të politizonte çështjen brenda vendit, Rama zgjodhi t'u jap përgjigje akuzave të Berishës se "Rama së bashku me George Soros kanë lobuar në Departamentin e Shtetit kundër tij'.  Rama tha se SHBA nuk blihet nga asnjë forcë në tokë, pasi nëse do të blihej atëherë do të ishte njësoj si ne dhe të gjithë vendet e tjera dhe jo një superfuqi.

" Nuk kam asnjë koment sepse shpallja është e qartë dhe çdo koment e politizon këtu brenda dhe kjo nuk është politikë e brendshme.  Sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime imagjino se sa diktatorë më arka me flori mund të kishin blerë Amerikën deri tani, por ata janë ato që janë sepse nuk i blen dot askush. Ata mund të blejnë, por për ti blerë nuk ka fuqinë në këtë tokë për t'i blerë. Lobimi atje është vetëm fotografi me ca kongresmen  e senatorë por kompani të çon e ndonjë artikull, por lobim i DASH??? Nuk funksionon kështu , pasi në të kundërt do të ishin si ne dhe si gjithë të tjerët, nuk do ishin superfuqi", tha Rama.

Rama e konsideroi Berishës si simbol të turpit të përbashkët për të gjithë ne që e kemi mbajtur për 30 vite

“Kam shumë keqardhje për atë zotërinë të them të vërtetën që e kemi mbajt 30 vjet vërdallë. Është një simbol i turpit tonë të përbashkët që e kemi mbajtur 30 vjet, i atyre që e kanë mbajtur se unë kam bërë çmos që ta shkul dhe më në fund ia dola.

I pyetur se cilin preferon si kundërshtar, Berishën apo kryedemokratin Lulzim Basha, Rama tha se sherri në Partinë Demokratike është një sherr brenda një familjeje të shthurur dhe nuk ia vlen të merresh me të.

"S’kam asnjë preferencë për kundërshtar, është një sherr i një familjeje të shthurur,”- tha Rama.

Ndërsa ai përket akuzave të hedhura ndaj Soros, Rama, i cili është mik me të, tha se shqiptarët duhet t'i jenë mirënjohës pasi pas viteve '90 ka investuar në vend 100 milionë dollarë dhe ka ndihmuar në shkollim e jashtë të qindrave të rinjve shqiptarë. Rama tha se Berisha nuk është fare në 'radarin' e Soros dhe se akzuat se ka dashur të ndja Kosovën ndalin vetëm nga mendje "që e kanë gramaturën e inteligjencës më të vogël se të fëmijës".

"Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros. Fakti që me fondacionin e Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar 275 shkolla, 100 mln dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat dhe janë shkolla që i kanë rezistuar tërmetit 2019. Fondacioni Soros ka diplomuar janë 700 shqiptarë dhe kanë dhënë mbështetje për pandeminë  tërmetin, ndërsa në investimin e reformën në drejtësi dhe në diskutimin e  tij ka qenë e qartë se unë do të mbështes këtë reformë për të lehtësuar komisionin ad hoc të reformën për pagesat e konsulentëve të huaj që do merren, ata nuk i ka marrë Soros, por ekspertët e huaj nuk i ka sjellë ai, por komisioni. Unë e quaj vetën mik dhe jam krenar dhe e kam thënë  mik edhe kur në shtëpinë e  bardhë ishte Trump. Unë jam mik edhe me Orban dhe Erdogan dhe ata e dinë miqësinë time me Soros. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikës për njerëz që e kanë gramaturën e inteligjencës më të vogël se të fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?", tha Rama.

Ora 21:53
Rama: Serbia duhet të kërkojë falje, s'ka ku shkon tjetër, Kosova të ulet për marrëveshje!' Ballkani i Hapur' ndalon riprodhimin e historisë  

Kryeministri Edi Rama tha se Serbia duhet të kërkojë të falur për krimet e luftës pasi nuk ka ku shkon. Ai tha se historia ka tregtuar se këto falje nuk kërkohen kurrë me fjalë por përmes marrëveshjeve mes dy shteteve , pasi  asnjë shtet nuk ka pranuar se është agresori. Dhe pikwrisht edhe për këtë tha Rama shërben edhe nisma 'Ballkani i Hapur', pasi ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë dhe fut vendet në bashkëpunim.

"Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim. Çështja është kur dhe si e kërkon faljen… Do e kërkojë duke qëndruar neve në mënyrë pasive dhe pritur faljen, apo do e kërkojë në një proces? Nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes se kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e marrëveshjeve. Ballkani i hapur e ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë për arsye të politikave të brendshme të një vendi. Me Ballkanin e hapur ngelen pas të gjitha këto dhe nuk merret njeri me targa. Ne kërkojmë një hapje të mundësive për bizneset që të bëjnë biznes. Duhet të rrisim hapësirat e mirëqënies së njerëzve. Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë", tha Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 28/09/2021 03:59

    Po qertifikate vaksinimi ca duhet per bare e restorante? Edhe kur i madhi Rama vuri shtetrrerhimin per bythen e vet, kafe e klube pa maske.qene, jane e do mbeten. Eeeeeeee,.kuptov, do bejne nje tender per barcode qe ta kemi pasaporte ne celular. Bravo. Pls jepjani Zotove se ata ia di e anen ketyre puneve.

    Përgjigju
  • Arbër: 28/09/2021 01:43

    Palaqo i shitur edhe në KS në KB ky do na shes

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 28/09/2021 00:37

    Rama duhet te mbaj vetem qendrimet ne Keshill te Sigurimit ( pra ku duhet dhe si duhet) te tjerat jane “pordhe e ftofte”.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale