Një sërë investimesh janë destinuar për Bashkinë e Himarës për përmirësimin e infrastrukturës. 10 milion euro do të investohen në këtë bashki, për projekte si unaza e qytetit të Himarës, rruga Kuç-Kudhës, shtëtiroja e Himarës, sheshi i Pilurit dhe ndërhyrja në urën e fshatit Gjilek. Sipas Kreut të bashkisë, Jorgo Goro, investimet janë ato ç’ka do të bëjnë të mundur që turistët të vizitojnë Himarën jo vetëm në stinën e verës, por në çdo muaj. Goro është shprehur se vëmendja është përqëndruar pikërisht në këto investime, me qëllim zhvillimin e turzimit në 12 muaj të viti.