Figura të rëndësishme politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mblodhën ditën e sotme për të nderuar senatorin John McCain, i cili ndërroi jetë para pesë ditësh.
Në këtë ceremoni nderi që u mbajt në Washington, mungonte vetëm presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Mungesa e të cilit u justifikua si rezultat i armiqësive të vjetra ndërmjet tij dhe McCain.
Në këtë ceremoni, të pranishmit e kanë kujtuar McCain si një njeri me vlera të larta dhe si një një nga njerëzit më të guximshëm që ka lindur Amerika.

John McCain, ka shërbyer si senator amerikan në gjashtë mandate, ishte ish i burgosur në luftë dhe dy herë kandidat presidencial. McCain humbi betejën ndaj një kanceri agresiv në tru, në moshën 81-vjeçare.
Pas homazheve ditën e premte në Capitol, ceremonia do të vazhdojë ditën e shtunë në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, ku pritet të flasin ish-presidentët amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

