Zhvillohet etapa e parë e 'Rally Albania', 180 pilotë nga 15 shtete

Rally Albania ka mbledhur edhe këtë verë disa nga protagonistët më të njohur të motorëve dhe makinave. Edicioni i 14 i garës sportive në vendin e Shqiponjave mori jetë të shtunën nën petkun e garës më të vjetër të Ballkanit, ku marrin pjesë 180 pilotë nga 15 vende të ndryshme të botës.

Përveç garës sportive, ky event është edhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit për t’u njohur me bukuritë natyrore të Shqipërisë, një promovim shumë i mirë i turizmit në vendin tonë. Më 9 qershor ishte vetëm prezantimi, ndërsa të dielën prologu i kësaj gare, me mjetet motorike që kanë udhëtuar drejt Peshkopisë.

Më shumë se 2200 kilometra do të udhëtojnë pilotët në 7 ditë sfilitëse, por plot adrenalinë në thuajse të gjithë territorin shqiptar. Sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori Moto, Quad, Makina dhe Ssv.

Etapa e parë prolog ishte ajo që ku u testuan pretendentët kryesorë me 160 kilometra cirkuit të detajuar fillimisht në rrethinat e Tiranës e deri në Dibër. Dita e e hënë ka qenë prova e forcës me plot 360 kilometra në verilindje, ku pilotët kanë udhëtuar nga stadiumi i Peshkopisë drejt Lurës.

Janë shpallur edhe fituesit e etapës së parë, Piter Groneshild ka fituar në kategorinë Quad. Jan Vanbeek dhe Emanuel Barou fituan në kategorinë SSV. Ndërsa Boris Vlla dhe italiani Andrea Kosetino u renditën përkatësisht i pari dhe i dyti në kategorinë Moto.

Ndërsa më 12 Qershor të gjithë pilotët me stafet mbështetëse do të pozicionohen në Ersekë. Nga aty do të nisë ofensiva drejt brigjeve të Jonit për dy ditë në Ksamil, që do të ndajnë edhe pjesëmarrësit e thjeshtë dhe ata garues që vërtet synojnë çmimin final.

Etapa më e vështirë është ajo më 15 Qershor, një ditë para finales së madhe. Pilotët do të përshkojnë plot 500 kilometra drejt kryeqytetit dhe, ashtu siç ka treguar e kaluara, shumë prej tyre nuk e përfundojnë fare, dhe ata pak të zotë, do ta bëjnë në orët e para të ditës tjetër.

Ceremonia e çmimeve për Rally Albania do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë