Përfundon edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.
Në këtë garë morën pjesë shumë të rinj, mes tyre edhe të mitur të cilët që në moshë të hershme janë marrë me sport dhe çiklizëm. Disa prej tyre duke folur për Report TV treguan disa prej eksperiencave që kanë pasur këtë herë krahasuar me herët e tjera.
"Ne bëmë sprintin dhe unë mora pjesë në çiklizëm. Jam marrë me biçikletë dhe mund të them me plot gojë se e kam shoqen time të ngushtë. Kudo që shkoj jam me biçikletë", tha 14 vjeçari.
"Për stërvitjet në maratona bëj stërvitje tek kodrat e liqenit tek repartet ushtarake. Stërvitem 2 orë në ditë, çdo ditë. Në Janinë mora në një garë 5 km", tha i vogli.
"Vitin e kaluar e kam pasur afatin 1 orë e 18 minuta . Tani kam bërë përmirësim 10 minuta. Jam shumë i lumtur që kam këtë përmirësim", tha një 19 vjeçar.
"Vitin e kaluar kam filluar dhe sot kam ecur shumë mirë. Jamë marrë me stërvitje intensive. Kam punuar dhe me një atlet dhe arrita të përmirësoj dhe kohën. Zakonisgt stërvitem dy herë në ditë nga një orë e tridhjetë minuta", përfundoi i riu.
Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë:
SPRINT - MESHKUJ
1. Panagiotis Polyzos
2. Kivanc Sahinkaya
3. Angelos Vozikis
SPRINT - FEMRA
1. Iva Pavlovic
2. Evelina Bobujani
3. Danai-Elina Makridaki
OLYMPIC - MESHKUJ
1. Borislav Palashev
2. Strahinja Trakic
3. Albion Ymeri
OLYMPIC - FEMRA
1. Anastasia Peycheva
2. Konstantina-Nantia Zyntzanaki
3. Gergana Stoyanova
OLYMPIC RELAY
1. Eduard Dalla
2. Miti Kote
3. Kristo Naci
SPRINT RELAY
1. Bujar Bakiu
2. Dorian Hoxhallari
3. Julian Lekocaj
Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Ambasadën Greke dhe Policinë e Shtetit, kishin hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.
Robt me gjith triathlon se na e bote jeten sketerre me trafikun dhe ditet e diela
Përgjigju