Komisioni i Posaçëm i Kryesisë së Partisë Socialiste i përbërë nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj, drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, deputetë, anëtarësia e partisë patën mundësi të njihen me platformat e kandidatëve dhe të dëgjonin vizionin e tyre dhe planin e tyre konkret për aktivizimin e të rinjve jo vetëm gjatë fushatave elektorale, rritjen e rolit të bashkëkryetareve dhe shmangien e fiktivitetit në bashkëdrejtimin e strukturave, rritjen e numrit të anëtarësisë, etj.
Në nisje të takimit, drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, nënvizoi se procesi i nisur nuk është thjesht për të zgjedhur drejtuesit e rinj, por është një proces komunikimi brenda dhe jashtë partisë, e cila është pasuri e socialistëve dhe pas fitimit të mandatit të 3 qeverisës duhet të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët.
Kandidatja e parë, Adelina Janollari, ka mbajtur disa pozicione drejtuese në PS Përmet dhe tashmë është kryetare OS. Duke iu referuar eksperiencës së saj të gjatë në parti, theksoi nevojën e rritjes së pjesëmarrjes dhe rolit të gruas në vendimmarrjen publike dhe politike. Ndër pikat e forta të platformës së saj ajo përmendi hapjen e partisë dhe afrimin në struktura me njerëz që vijnë nga shoqëria civile, intelektualëve që nuk janë përfshirë aktivisht, forcimin e komunikimit dhe pranimit të mendimit ndryshe në struktura, etj.
Kandidati i dytë, Edvin Tuci, aktualisht mban pozicionin kryetarit të PS Përmet, gjatë prezantimit të vizionit të tij për përmirësimin e mëtejshëm të punës komunikimi i hapur me anëtarësinë dhe vijimi i frymës së skuadrës. Ai theksoi se është e nevojshme hapja e partisë për këdo që do të kontribuojë dhe vijimi i vlerësimit sipas meritave të gjithësecilit, etj.