Zhvillohet në Tiranë 'DocuTIFF'
festivali me 180 filma nga bota

Zhvillohet në Tiranë 'DocuTIFF'<br />festivali me 180 filma nga bota
Në Tiranë po zhvillohet edicioni i dytë i festivalit kinematografik ‘’DocuTIFF 2016’’ i cili ka filluar që prej datës 1 qershor dhe do të zgjasë deri me 8 qershor. Sallat e shfaqjes së filmave janë vendosur në Muzeun Historik Kombëtar, Open Air te ambienti Atrium, COD dhe TULLA Culture Center.

Në këtë festival konkurojnë 100 filma me metrazh të gjatë, të shkurtër dhe të mesëm, të cilat janë përzgjedhur nga më shumë se 2000 aplikime nga vende të ndryshme të botës. Ndërkohë që 80 filma do të shfaqen në programet dhe projeksionet speciale. Në përfundim të shfaqjes së filmave një juri ndërkombëtare do të shpallë edhe fituesit mbi bazë të kategorive.

Në disa nga dokumentarët me regjizorë shqiptarë trajtohen tema aktuale por edhe pjesë nga e kaluara tradicionale shqiptare. Regjizorja Entela Hoxha ka konkuruar me filmin dokumentar të animuar me metrazh shkurtër ‘’Nën duvak #2’’.

DocuTIIF

DocuTIIF

‘’ Ajshe është në të njëjtën moshë me gjyshen time. Historia e Ajshes është afërsisht identike me historinë e shumicës së grave në moshën e saj . Ne të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, njeriu ka shumë zgjedhje por kur vjen fjala për martesë mund të ketë vetëm një’’, thotë ajo në prezantimin e dokumentarit të saj.

DocuTIFF

Fimat e shfaqur gjatë këtyre ditëve kanë pasur interes për publikun kryeqytetas. Një event i tillë, më hyrje falas, që sjell përvojën artistike të autorëve nga e gjithë bota pasuron edhe më tej jetën kulturore të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni