Të gjithë e dimë se ish-kryeministrit Berisha i pëlqen shumë të notojë. Madje dikur ai postonte edhe foto  duke na treguar se  thyente edhe rekorde.

Por ish kryeministri tashmë duhet të përballet me një tjetër sfidant, i cili  në fakt është për tu patur pak frikë pasi është një ushtarak.
 
Bëhet fjalë pikërisht për ministrin teknik të brendshëm, Dritan Demiraj i cili është një dashamirës i sporteve ekstreme.

Ai është zhytur për 50 minuta në Jalë duke na treguar se kjo është një ditë ndryshe për të.
 
Në rrjetin social Facebook ai poston edhe një foto me miqtë e tij.
 
Postimi i Demiraj 
 
'Nje dite ndryshe weekendi ne Jale pas 50 minuta zhytje me shoket e mi Vladimir Dedndreaj, Eno Voci, Ilir Bako dhe instruktoret e mrekullueshem te Albania Adventure. God bless you guys'

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com